GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Daja: Bëjmë shumë gabime në mbrojtje, duhet të ndryshojmë

22:49 - 01/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Daja: Bëjmë shumë gabime në mbrojtje, duhet të ndryshojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani nuk i’a del dot të fitojë një ndeshje në kampionatin shqiptar. Të kuqtë barazuan në derbi ndaj Dinamos teksa trajneri Ilir Daja ka kritikuar mbrojtjen që sipas tij bën gabime të ngjashme çdo ndeshje.  

BARAZIMI- Gabimet janë pothuajse copy-paste në çdo ndeshje. Nëse do ta mbanim portën të paprekur në ndeshjet e zhvilluar nuk do të kishim marrë 4 barazime.

Kemi përdorur në këto 4 ndeshje të gjithë kontingjentin që kemi. Kemi marrë informacion për çdo lojtar. E keqja është që ky informacion merret në ndeshje zyrtare. Ndryshuam edhe vendosje, për ti dhënë qetësi mbrojtjes, por edhe sot u gabua pa asnjë presioni. Duhet të vepronim më mirë në mënyrën e dinamikës së aksionit. Në momentin që nuk pësojmë gol do ta kemi më të lehtë për të shkuar te fitorja.

SISTEMI I LOJËS- Besoj që kemi më shumë informacionë. Duhet konsoliduar akoma më shumë edhe manovra. Kemi dhe një variant tjetër për të luajtur me lojtarët që kemi. Mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Duhet t’iu japim më shumë superioritet mbrojtësve, lojën e ndërtojmë nga poshtë, edhe pa na vënë në presion kundërshtari, gabojmë vetë. Me lojtarët që kemi mendoj që kjo mund të jetë skema më efikasëse. Pushimi pas kësaj ndeshjes, do na japë mundësinë për të automatizuar manovrën dhe për të provuar ndonjë sistem që nuk e kemi provuar deri tani.

NGARKESA PSIKOLOGJIKE- Doza e presionit psikologjik për rezultatet ndihet. Kemi 3 lojtarë, Cara, 21 vjeç, Rrapaj 20 vjeç dhe Marku 20 vjeç, janë 3 lojtarë të rinj që mund të japin më shumë për ekipin. Cara ka humbur raste, por mos harrojmë që ka penetruar në zonë dhe në këto javë ka marrë 3 penallti. Edhe Mala dhe Kaçe kishin tjetër kondicion tjetër. Besoj që në vijim mund të ulet doza e gabimeve, për të ulur presionin e rezultateve. Nëse në të gjitha ndeshjet nuk do të kishim pësuar golat që i dhurojmë vetë, do ta kishim më të lehtë për të shkuar te fitorja.

ZËVENDËSIMET- E  diskutuam në fundin e ndeshjes, për mënyrën se si do të shfaqej kundërshtari. Belicës i kërkuam të shtynte në linjat e qendrës. Belica tentoi disa herë, Sota tentoi më shumë. Me kalimin e minutave, hoqëm një nga 3 mbrojtësat dhe kaluam në një 4-2-3-1. Gjatë gjithë kohës edhe Mala edhe Musta po merrnin gjerësi për të shtuar trysninë te zona e golit të kundërshtarit. Rastet i kishim. Kur nuk finalizon çfarëdolloj thirrje mbetet jo e mirë.

Etiketa: daja

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Berisha e sulmoi nga Shkodra, reagon Yuri Kim

Berisha e sulmoi nga Shkodra, reagon Yuri Kim

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com