GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Daja: Derbi u vendos nga një episod, do të punojmë me finalizimin

23:13 - 25/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Daja: Derbi u vendos nga një episod, do të punojmë me finalizimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i skuadrës së Partizanit, Ilir Daja nuk e bën dramë humbjen në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Ai ka theksuar se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë por sfida u vendos nga një episod. Ndër të tjera kreu i pankinës së të kuqve u shpreh se do të punohet me finalizimin.

“Një episod vendosi ndeshjen. Kemi humbur një derbi që u vendos nga një episod, pasi më vjen keq që një mbrojtës me eksperiencë si Belica shkakton faull në një situatë ku nuk ka asnjë rrezikshmëri. Nuk dua të justifikohem për mungesat që kishim, por më vjen keq për episodin. Besoj që për shumicën e kohës e kemi mbajtur kundërshtarin te gjysmëfusha e tij.                            

Nëse do të kishim luajtur keq, do të flisnim ndryshe, por unë them se bëmë shumë mirë, ndonëse kishim shumë lojtarë të rinj dhe disa luanin për herë të parë një derbi. Besoj që do të dalim shumë shpejt nga kjo gjendje, pasi në fund të fundit, asnjë nga ekipet nuk na ka dominuar në fushë.

Nga lojtarë si Belica e Mala presim të bëjnë diferencën, por nuk kishim as alternativa të ndryshonim.Nëse do të kishim më shumë zgjidhje në mesfushë, mund që sulmuesit t’i çonim më afër zonës kundërshtare. Junior kthehet shumë mbrapa, pasi mungon pasi i fundit dhe krahët janë shumë mbrapa për të furnizuar me topa.

E kishim studiuar Tiranën dhe në mungesë të Kaçes, na duhej një lojtar që të nxirrte topin nga poshtë, ndaj më i miri që kishim në dispozicion, ishte Mala. Mund të kishim startuar edhe me Maguetthe, por nuk doja të fusja shumë të rinj në një derbi, pasi ai është vetëm 18 vjeç.

Marku ka qenë titullar edhe në Shkodër, por edhe te ne në fillim të sezonit, por nuk është përshtatur mirë me ritmin që kërkojmë ne nga mesfushorët. Është një lojtar që mund të na shërbejë, por ndoshta akoma nuk është përshtatur, pasi ndryshon edhe stili i lojës që kemi ne, në raport me atë që ai ka bërë sezonin e kaluar te Vllaznia.

Kemi gjëra për të rregulluar, por përjashto pjesën e parë ndaj Kukësit, në të gjithë ndeshjet e tjera, kemi qenë ne që kemi dominuar, ndaj kjo na jep qetësi psikologjike dhe mund të shkojmë aty ku duam me organikën që kemi.

Nëse ne nuk do kishim bërë gabime, si ai sot, por edhe në javët e tjera, atëherë do kishim shumë më tepër pikë. Nëse nuk do kishim humbur kaq shumë raste, pasi jemi ekipi që kemi goditur më shumë portat kundërshtare, sërish do të kishim më shumë pikë. Ekipi ka prodhuar shumë, por presioni për mungesën e fitores ndoshta na shton pak konfuzionin, pasi e shprehim kur shkojmë te porta kundërshtare. Do të punojmë që të rregullojmë finalizimin”, deklaroi Daja.

Etiketa: dajaDerbiGIJOTINA

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Porti i Durrësit “strofkë” e kokainës, kapet një sasi e konsiderueshme drogë në  kamion

Porti i Durrësit “strofkë” e kokainës, kapet një sasi e konsiderueshme drogë në kamion

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com