GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dalin dokumentat, Serbia dha 1.3 milionë dollarë për ndarjen e Kosovës

16:39 - 16/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin dokumentat, Serbia dha 1.3 milionë dollarë për ndarjen e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një debat që tronditi Europën, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Kosovën dhe Shqipërinë, dukej se e kishte zanafillën nga Këshilltari i sigurisë së presidentit Donald Trump, John Bolton. Por mesa duket ka qenë Serbia, vendi që e ka hedhur idenë dhe e ka sponsorizuar atë në SHBA.

Ndarja e Kosovës, e hedhur si zgjidhje 3 vjet më parë, nuk ka qenë një ide diplomatike por një lobim serb! Të paktën këtë tregojnë kontratat e lobimit që janë paguar nga Serbia në SHBA. Dhe për ta bërë gjë Serbia ka gjetur njeriun e duhur në SHBA.

Për tre vite lobim në SHBA, Dhoma Ekonomike e Serbisë i ka paguar 1.3 milionë dollarë kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, dhe deri në fund të vitit 2022 do të ndajë edhe gjysmë milioni dollarë për shërbimet e saj, pretendon media serbe Nova.rs, e cituar nga shtypi në Kosovë. Sipas saj, në listën e kontakteve të cilat kompania lobuese i raportoi për Serbinë, përfshihen Richard Grenell, i dërguari special i atëhershëm i presidentit amerikan për Serbinë dhe Kosovën, dhe Matthew Palmer, në atë kohë përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor.

Ajo thotë me tej se në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga SHBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion sakaq se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një kompani lobimi në atë vend.

Nova pretendon se Dhoma Ekonomike e Serbisë, ka lidhur disa kontrata me “Yorktown Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 – më e fundit e të cilave është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë.

Sipas dokumentit, kompania është e detyruar të ofrojë “këshilla strategjike në lidhje me temat e trajtuara nga SCC, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike SHBA-Serbe”.

Këtu hyjnë çështjet e menaxhimit dhe çështjet e qeverisë, të cilat pritet të përfshijnë kontakte me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues të sektorit privat përkatës. Grenell i ka mohuar më herët me forcë pretendimet se analistit serb Dushan Janjiç se është paguar nga Serbia 100 mijë dollarë në muaj.

Etiketa: dollarefaturatKosoveskryesore2milionendarjaSerbia

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
U hoq si polic, shqiptari mashtron të moshuarën në Gjermani

U hoq si polic, shqiptari mashtron të moshuarën në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com