GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dash Sula: SPAK të verë traun te vilat 500 mijë euro, mos merret me arkën e peshkut

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula-socalistëve: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula, nga foltorja e Kuvendit, i kërkoi SPAK të godasë peshqit e mëdhenj dhe jo të merret me korrupsionin e një arke peshk apo një telefoni.

Sula tha se nëse SPAK do të luftojë korrupsionin e madh, le të vendosë traun te vilat 500 mijë euro, apo të shikojë se kush lëviz me makina 200 mijë euro.

Në diskutimet lidhur me raportimet vjetor të paraqitur nga SPAK në Kuvend, Sula tha se ky institucion është në presion politik, por duhet të luftojë lidhjet krimi i organizuar, politikan, biznes.

“Pranë organeve të Qeverisë, Ministrive, korrupsioni arrin deri në nivelet më të larta. Nuk ka kriminel të krimit të organizuar që të mos jetë i lidhur dhe të mos ketë mbështetje politike. Është trinomi krim i organizuar, politikë, biznes. E dimë të gjithë se këtu jetojmë, se cilat biznese nuk marrin kredi në banka për të ndërtuar kulla, po marrin paratë.

Si ka mundësi që një 18-vjeçar të ketë 88 apartamente dhe jeton në Londër, si ka mundësi të ndërtosh kulla e mos të marrësh kredi.

Si mund të ndodhë, çfarë ka një politikan që ha dreka me biznesmenë, pse bëjnë pushime bashkë, të dalin telefonatat me krerë të krimit të organizuar, ç’punë ka një nga politikan që të rri për drekë me persona të ekspozuar të krimit të organizuar.

Tregon që ka interesa të caktuara.

SPAK-un e mbështes publikisht, por i them që e ka shumë të thjeshtë: të vënë traun te Gjiri i Lalëzit, Palasë, në Dhërmi dhe të shikojë se kush politikan shkon në vilat 500 mijë euro. Kjo është e vërteta, të shikojë kush janë këta politikanë që lëvizin me makina 100 mijë euro e 200 mijë euro.

Edhe nga krahu i majtë dhe djathta, ka zonja e deputetë që kam respekt maksimal, por ka edhe nga ata që duhet të jenë para drejtësisë.

Nuk është normale që SPAK të merret me një arkë peshk, me korrupsionin e një telefoni, kur ke përpara shumë gjëra, këtu kur ne gjithë e dimë se kush ka këllqe të bëjë korrupsion sa i përket inceneratorëve, kush ka këllqe që t’i jepen 200 mln euro personave nëpër bashki të mëdha, është Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, janë qytete e mëdha ku ndahen miliona euro sipas interesave të caktuara.

SPAK është në një presion të fortë politk nga të dyja krahët. Nuk flisni ju se jam i bindur se kushdo politikan i mazhorancës ka një kod siç e ka mafia, të bëjë 1 vit burg dhe të gëzojë pasurinë, mos të akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, por t’i sekuestrohet edhe pasuria”, tha Sula.

Etiketa: Dash SulahetimeKryesore1kuvendSpak

Lajme të lidhura

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

13:49 - 08/11/26
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi
Breaking Views

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!
Breaking Views

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26
Para
Duke ndjekur hapat e babait, Sheva Jr. firmos kontratën e parë si profesionist

Duke ndjekur hapat e babait, Sheva Jr. firmos kontratën e parë si profesionist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

13:49 - 08/11/26

Lidhja mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, nuk kufizohet vetëm te...

Lexo më shumë
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26
Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

12:35 - 08/11/26
Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

12:06 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com