GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dash Sulën ‘e zhdukin’ edhe nga lista e koalicionit ‘Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani e konfirmon

19:15 - 14/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dash Sulën ‘e zhdukin’ edhe nga lista e koalicionit ‘Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani e konfirmon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit ‘Shqipëria Bëhet’), Endri Shabani, është shprehur se deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Në ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN, Shabani tha se arsyeja që emri i tij ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, pasi Sula u tërhoq nga listat e PD-së.

“Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet. Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.

Emrin nuk e ka, ka pasur një diskutim paraprak dhe për këtë arsye ka figuruar emri i tij në lista. Personalisht kam vlerësuar punën e zotit Dash Sula, që është nga të vetmit që ka folur për fermerët, që ka folur pro SPAK. Kur ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, e ka pasur derën e hapur”, tha Endri Shabani.

Deputeti demokrat Dashnor Sula pasi u la jashtë nga lista e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit u shpreh se do të kandidojë si deputet në listën e një tjetër subjekti zgjedhor, atë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Me anë të një statusi në Facebook, Sula u drejtohet qytetarëve të Elbasanit ku shprehet se demokratët e këtij qarku do i përfaqësoje në parlament nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha nuk e kurseu as sot mesazhin për deputetin Dashnor Sula, i cili mbeti jashtë listave të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Sula në limitet e kohës për regjistrimin në KQZ iu bashkua koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet”, si pjesë e listës së hapur të kandidatëve në Elbasan. Më herët, këtë lëvizje të deputetit, Berisha e ka cilësuar të gabuar.

“Dashnor Sula bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku në punën e tij, ka kohë ta mendojë”, tha sot kryedemokrati nga Elbasani.

Etiketa: shqiperia behetSula

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Rozana shpërthen në lot, sheh njeriun e zemrës në shtëpi. Nuk e takon dot

Rozana shpërthen në lot, sheh njeriun e zemrës në shtëpi. Nuk e takon dot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com