GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dashnor Sulës nuk i del inati: Votat e mia, larg Berishës

21:16 - 17/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula: Disa ‘kokrra’ brenda PD që s’kanë vota, duan vend të sigurt për deputet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula vijon sulmet ndaj kryedemokratit Sali Berisha, sulme që i nisi fill pasi zbuloi se nuk do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë të PD, për zgjedhjet e majit.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula e cilësoi të turpshme listën e Sali Berishës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë për “AbcNews”, Sula u shpreh se qarku i Elabsanit, është i pa përfaqësuar për demokratët. Ai tha se pas datë 11 maj, Berisha dhe PD-ja do të shohin ku kanë gabuar.

“Kemi pasur komunikim edhe gjysmë ore më parë, jo me zotin Berisha, me zotin Noka. PD kërkonte që unë të isha në pjesën e listës së hapur në Elbasan, e vendosa, dakord do të kandidoj në listën e hapur të PD, pavarësisht se më bënë një padrejtësi. Kushti im ishte që të tërhiqte një kandidat nga lista. Kjo ishte kërkesë edhe për moral, edhe për logjikë politike. I thashë zotit Noka, nëse shkoj poshtë 10 mijë votave personale, në 2021 kisha 8 mijë vota personale. Dola i pari në vitin 2005 me vota personale. S’i janë gatuar aty, unë i di gjërat e sakta. Nuk dua t’ia përmend emrin dhe t’i jap kënaqësi atyre. Pas datës 11 maj do flasim. Nëse del ndryshe, do i ulem në gjunjë PD dhe Sali Berishës. Kanë hallin e 12 majit. Për herë të parë, Edi Rama bën listën më të mirë pas 3 listash”, tha Sula.

“Berisha kthen të vjetërit. Në listën e hapur nuk vendos njerëz që marrin vota. PD dhe opozita duhet të ishte kundra atij kodi zgjedhor. Ajo parti ka lindur dhe po vdes me Sali Berishën, ajo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie. Zoti Berisha nuk do zë ndryshe. Edhe të dua unë t’i çoj votat e mia, nuk i çoj dot. Unë, do shikoj pas leximit të votave më 11 maj, jam demokrat, do duhet të jem demokrat, do mbështes opozitën, por reagoni, reagoni, reagoni. Nëse ajo parti nëse nuk kthehet, ajo është e destinuar të vdes”, shtoi ai.

Etiketa: Dashnor SulaSali Berisha

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

"Kur një hajdut bie, mijëra ngrihen" – A është reforma në drejtësi thjesht një alibi për pushtetin e Ramës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com