GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dashuri ‘e çmendur’, greku fiksohet me turken dhe…

08:42 - 14/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dashuri ‘e çmendur’, greku fiksohet me turken dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 20-vjeçar është dënuar dje nga trupi gjykues i përzier i Volos për pengmarrje,  pasi rrëmbeu të dashurën e tij 14-vjeçare, me origjinë turke.  Ai u dënua në mungesë me 23 muaj burg me kusht për rrëmbimin e të miturës dhe armëmbajtje.

Dy fëmijët e emigrantëve grekë dhe turq u takuan në Gjermani në vitin 2019 dhe vendosën të “rrëmbejnë” vajzën pasi prindërit e saj ishin kundër lidhjes.

Familja e te riut

Familja e të riut tashmë 22-vjeçar kishte emigruar për të punuar në Gjermani dhe duke qenë se prindërit e të dashurës nuk e lejonin ta shihte, ai vendosi ta “rrëmbente”.

Origjina e të riut ishte nga Ampelonas i Larisës  dhe çifti gjeti strehim tek gjyshërit e djalit të atëhershëm 19-vjeçar. Por nuk kishte para për të jetuar dhe 19-vjeçari vendosi të kryente një grabitje.

Dashuria

Rasti i dashurisë së tyre u zbulua kur efektivët e policisë arrestuan 19-vjeçarin për grabitjen e një dyqani pengjesh në Larisa dhe konstatuan se me të jetonte 14-vjeçarja, e cila ishte në kërkim nga familjarët e saj dhe ishte lëshuar njoftimi nga autoritetet gjermane për zhdukjen e saj.

Deklarata

“Unë do të bëj gjithçka për ty”, dyshohet se i tha djali një pasdite, i cili u shfaq si klient në një dyqan pengjesh në zonën e Konservatorit Komunal të Larisës dhe kërkoi të linte një kryq ari dhe t’i merrte vlerën në para. Tiparet e fytyrës së tij nuk ishin të mbuluara, ai fliste greqisht dhe në të vërtetë nisi një bisedë me punonjësin 38-vjeçar, i cili ia bëri të qartë që në fillim se kryqi kishte pak vlerë.

20-vjeçari shpjegoi se i duheshin paratë, por nëpunësi këmbënguli se ato kishin pak vlerë. Më pas autori ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka kërcënuar duke i kërkuar të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

Ai ka marrë 2115 euro , si dhe librin e transaksioneve, duke besuar se kjo do t’i fshinte gjurmët. I pashqetësuar, si të mos kishte ndodhur asgjë, është larguar në këmbë drejt qendrës së Larisës dhe është kthyer në shtëpinë e gjyshes, duke marrë me vete paratë, librin e transaksionit dhe thikën. Aty e ka gjetur policia dhe e ka arrestuar, pas denoncimit të punonjëses, e cila pavarësisht tronditjes, ka mbajtur disa prova. Brenda në shtëpi policia ka gjetur 14-vjeçaren, e cila nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte, ka nisur të qajë dhe ka kërkuar të hipë në makinën e patrullës.

E mitura nuk pranonte me këmbëngulje të linte 20-vjeçarin dhe të kthehej pranë familjes dhe siç raporton policia, ajo ishte aq e dashuruar sa kërkoi ta ndiqte në qendrën e paraburgimit kur ai u arrestua.

Etiketa: cmendurdashuri

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Bruksel/ Ofensiva ruse mbledh ministrat e Mbrojtjes të NATO-s

Bruksel/ Ofensiva ruse mbledh ministrat e Mbrojtjes të NATO-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë Konsullatës së Izraelit në lagjen Beşiktaş të Stambollit, duke shkaktuar një operacion...

Lexo më shumë
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com