GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

De Biasi: Shqipëria aktuale është më e mirë se ajo e vitit 2016

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
De Biazi për Brojën: Do doja të kisha një lojtar si ai në ekip

19.06.2016, Stade des Lumieres, Lyon, FRA, UEFA EURO EM Europameisterschaft Fussball Frankreich, Rumaenien vs Albanien, Gruppe A, im Bild Albania Manager Gianni De Biasi // Albania Manager Gianni De Biasi during Group A match between Romania and Albania of the UEFA EURO 2016 France at the Stade des Lumieres in Lyon, France on 2016/06/19. Pictures © 2016, Lyon PUBLICATIONxNOTxINxAUT EP_fil 19 06 2016 Stade the lumieres Lyon FRA UEFA Euro euro European Championship Football France RUMAENIEN vs Albania Group A in Picture Albania Manager Gianni de Biasi Albania Manager Gianni de Biasi during Group A Match between Romania and Albania of The UEFA Euro 2016 France AT The Stade the lumieres in Lyon France ON 2016 06 19 Pictures © 2016 Lyon PUBLICATIONxNOTxINxAUT EP_fil

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Padyshim, tekniku italian, Gianni de Biasi do të mbahet mend gjatë në vendin tonë, teksa për herë të parë në Kampionatin Evropian të vitit 2016, 67-vjeçari kualifikoi “legjionarët” tanë për në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të futbollit dhe duket se historia kësaj radhe do të përsëritet me teknikun Sylvinho.

Për kualifikimin e Shqipërisë në Evropianin e vitit 2024 foli dhe tekniku italian, teksa për mediat tregoi se si e sheh Shqipërinë aktuale dhe ku ndryshonte ajo nga skuadra e cila shkroi historinë në Francë.

“Eksperienca ime me kombëtaren azere le të themi që po shkon mirë, po rritemi shumë. Është e qartë që kemi disa vështirësi strukturore të lidhura me një cilësi shumë të ulët futbollistësh në nivlet e larta. Kemi një kampionat me shumë skuadra, të mbushura me futbollistë të huaj, kjo qartësisht nuk ndihmon detyrën e një kombëtareje.

Por sa i përket rezultateve të kombëtares shqiptare, jam shumë i lumtur se përtej pasaportës që kam, mbetem i lidhur me një komb i cili më ka dhënë shumë dhe që mendoj se i kam dhënë gjithçka që kisha. Kemi arritur të bëjmë diçka të pabesueshme dhe kjo është gjëja që më mbush më shumë me krenari, se të shohësh nga ku u nisëm dhe si ia dolëm të arrinim një ëndërr rishte diçka entuziazmuese.

Unë besoj dhe shpresoj se kombëtarja shqiptare të jetë në Europianin e ardhshëm në Gjermani, në fakt nuk kam asnjë dyshim rreth kësaj gjëje. Ndeshja kyç do të jetë ajo ndaj Republikës Çeke se pastaj rrugëtimi është më i thjeshtë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Mendoj se Shqipëria ka gjithçka që duhet për ta mbyllur edhe e para në grup.

Ndryshimi mes dy periudhave? Nuk është e lehtë të krahasosh dy realitete, skuadra ime që shkoi ne Evropian dhe kjo e sotmja. Kjo aktuale është më e pasur me lojtarë me cilësi, me lojtarë që kanë eksperienca ndërkombëtare të rëndësishme në klube të mëdha dhe mendoj se ky është aspekti kryesor që i jep cilësi kësaj skuadre. Skuadra jonë ishte me pak lojtarë që luanin në klube të mëdha. Në Serie A luante vetëm Cana kur mbërrita unë, më pas erdhën me radhë Hysaj, Berisha, Basha, por edhe pak të tjerë. Pjesa tjetër ishin lojtarë që luanin në kampionatin zviceran e jo më shumë”,- tregoi De Biasi në fjalët e tij.

Etiketa: Giani

Lajme të lidhura

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi
Sport

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë
Sport

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane

12:47 - 15/09/26
Para
“3 mijë raketa për 3 orë”, shqiptari: Ja si u evakuuam nga Izraeli, në avion morëm edhe…

“3 mijë raketa për 3 orë”, shqiptari: Ja si u evakuuam nga Izraeli, në avion morëm edhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com