GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

De la Fuente: Duam vetëm fitoren ndaj Italisë

08:49 - 20/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
De la Fuente: Duam vetëm fitoren ndaj Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spanja ka hyrë në ethet e fundit të sfidës së dytë në Grupin B të Euro2024, me iberikët që do të masin forcat me Italinë.

Një duel vërtet interesant dhe jo vetëm, por edhe i rëndësishëm për fatet e këtij grupi, pasi të dyja ekipet prezantohen në këtë përballje me pikë të barabarta, tre secila.

Në prag të duelit, në konferencën për shty, trajneri Luis de la Fuente theksoi se në këtë ndeshje do vetëm fitoren.

“Pa dyshim që ne duam ta fitojmë këtë takim, është ndeshja më e rëndësishme dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendoj. Ne përpiqemi të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, por sigurisht që është një sfidë shumë e rëndësishme për ne. Ne gjithmonë dalim në fushë për të marrë maksimumin, gjithmonë për të fituar, nuk do të dija të luaja kurrë për një rezultat tjetër. Ndaj Kroacisë zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, jam i kënaqur me atë çfarë bënë lojtarët në fushë, të gjithë i kryen detyrat e tyre” – tha fillimisht trajneri, që më pas tregoi se çfarë i pëlqen më shumë nga Italia.

“Italia është një kombëtare që ngjan shumë me ne, Italia ka ndryshuar që kur ka ardhur Spalletti. Kanë shumë lojtarë shumë të rinj dhe ne kemi luajtur kundër tyre edhe gjatë Kampionatit Europian, por ata kanë shumë lojtarë cilësorë në nivel individual dhe gjithashtu lojtarë me përvojë. Ne po rritemi si ekip ata gjithashtu kanë individë të rëndësishëm dhe do të jetë një ndeshje shumë e lartë dhe e ekuilibruar” – tha de la Fuente.

Sa i përket formacionit, trajneri spanjoll u tregua diplomat, teksa foli edhe për Rodri-n, teksa theksoi se ne këtë edicion ka shumë skuadra të forta.

“Rodri? Ai është mirë dhe është gati, por do të shohim se si do të shkojë ndeshja, ne duam të kemi ekipin më të fortë në fushë. Është e kuptueshme se sa i rëndësishëm është Rodri për ne. A jemi ne më të mirët e kompeticionit? Unë nuk i di opinionet e të tjerëve, deri më tani të gjitha mendimet kanë qenë pozitive, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi, të bëjmë hapa përpara. Por nuk është vetëm një ndeshje e vetme, ka shumë skuadra të mira si Franca, Italia, Anglia apo Portugalia” – përfundoi de la Fuente.

Etiketa: De La FuenteEuro 2024Italispanjë

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Zbulohen 1150 bimë narkotike në Krujë, asnjë i arrestuar

Zbulohen 1150 bimë narkotike në Krujë, asnjë i arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com