GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debat te “Ligjet” për marrëveshjen me Anglinë, Alibeaj: Qeveria po bën biznes

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debat te “Ligjet” për marrëveshjen me Anglinë, Alibeaj: Qeveria po bën biznes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, po diskutohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”.

Në komisioni ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i brendshëm Andi Mahila. Ky i fundit hodhi poshtë zërat që kanë qarkulluar së fundmi se kjo marrëveshje bëhet me qëllimin që Shqipëria të kthehet në një kamp të madh refugjatësh, siç kanë bërë të ditur mediat britanike.

“Jo nuk vijnë, nuk është mundësia për të ardhur. Për këtë pyetje tuajën është dhënë sqarim shteruese nga kryeministri, ministrja, ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, që nuk ka asnjë marrëveshje, asnjë diskutim. Kjo marrëveshje e ekstradimit, apo kjo që po diskutojmë tani nuk kanë fare lidhje me këtë lajm të rremë që është dhënë tani”, u shpreh Mahila.

Nga ana tjetër, sipas deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, në këtë marrëveshje, çështja kryesore është ri pranimi i shtetasve të palës së tretë në Shqipëri, duke e kthyer vendin në kamp refugjatësh.

“Me palë të tretë që ta kuptojnë të gjithë, është çdo shtet tjetër përveç Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, nuk është asnjë nga shtetet kufitare të Shqipërisë. Që do të thotë, as kanë kaluar nga Shqipëria dhe as kanë kaluar në Shqipëri, kanë mbërritur në Britani përmes kanalit, dhe ku do i çojnë, do ti çojnë në Shqipëri. Kjo çështje i dedikohet më së shumti këtyre refugjatëve. Dhe çështja tjetër që e bën më delikate këtë marrëveshjes, është çështja e tranzitimit. Gënjej unë apo gënjeni ju? Po them unë diçka që nuk ekziston dhe nuk është e vërtetë? Kjo ishte pyetja. Cila është kostoja e një refugjati joshqiptar që do të vijë dhe të depozitohet në vendin tonë, media britanike ka nxjerrë edhe koston reale. Kërkohet mesatarisht 100 mijë paund për person, a mos ndoshta është duke u bërë ndonjë biznes në territorin shqiptar për të depozituar refugjatë këtu, me qëllim për të përfituar të gjitha shpenzimet”, tha më tej Alibeaj.   

I gjithë thelbi i diskutimit mbetet te pika e marrëveshjes që flet për emigrantët e vendeve të treta që hyjnë në Britaninë e Madhe. Sipas Alibeajt, këta persona ekziston mundësia që të kthehen në Shqipëri, pavarësisht se vendi ynë nuk ka shërbyer si pikë kalimi për rrugën e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mahila tha nga ana e tij se kjo marrëveshje është iniciuar nga Britania e Madhe, dhe është e ngjashme me marrëveshjen që ne kemi dhe me shtetet që janë pjesë e BE, rregulluar nga konventat ku Shqipëria është anëtare.

Etiketa: DebatEnkelejd Alibeajkryesore2

Lajme të lidhura

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Para
Zhgënjeu me Kombëtaren, Bajrami dopietë me Empolin

Shqiptarët që pritet të zbresin sot në Seria A dhe La Liga

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26

I njohur nga miqtë dhe komuniteti me nofkën “Milton”, i riu ishte zhvendosur në Nicë që në moshën 11-vjeçare. Ai...

Lexo më shumë
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com