GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Degradon pedonalja e “Rilindjes Urbane” në Bulqizë

21:25 - 10/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Degradon pedonalja e “Rilindjes Urbane” në Bulqizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Bulqizës ishte një ndër përfituesit më të vegjël të projektit të qeverisë të pagëzuar si “Rilindja Urbane” dhe mori vetëm 1,9 milion euro ose 0.7 për qind të 365 milion eurove të shpenzuara si pjesë e këtij programi në rikonstruksion të qendrave urbane, rrugëve e shkolla. Gati gjysma e këtyre parave, rreth 820 mijë euro, shkuan për ndërtimin e asaj që u pagëzua si pedonalja e qytetit. Projekti u prezantua nga qeveria si zhvillim i rëndësishëm.

“Projekti që shndërron një rrugë pa standarde sot, në një pedonale shplodhëse dhe i ndryshon konceptin por edhe cilësinë Bulqizës në shërbim të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e qeverisë në qershor 2015. Por 6 vjet pasi u inaugurua rrugica është kthyer sërish në një kantier ndërtimi, pasi pllakat prej guri që u përdorën në ndërtimin e saj u thyen dhe u shkulën.

Aktivistët e shoqërisë civile ankohen së investimi tashmë ka shkuar dëm. “Kjo gjysmë pedonale ka degraduar totalisht, ka nisur shkallmimi i plakave edhe në gjysmën tjetër”, thotë Danjel Bica, kryetar i Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor. Ndryshe, drejtuesit vendor e shohin situatën më rozë. Në përgjigje të pyetjeve nga BIRN, bashkia e Bulqizës i minimizoi dëmet.

“Ka pësuar disa dëmtime të vogla”, tha ajo. Megjtihatë, pushteti vendor do të investojë këtë vit 24 milionë lekë për të rehabilituar pjesë të pedonales në sheshin kryesor sëbashku me muzeun e qytetit. Pjesë të tjera po rikonstruktohen në funksion të rehabilitimit të kanalizimeve. Ky nuk është projekti i vetëm i “Rilindjes Urbane” i dëmtuan në më pak se një dekadë nga ndërtimi. Në Berat, me justifikimin e punimeve të dobëta sheshi kryesor i qytetit i bërë si pjesë e “Rilindjes Urbane” iu nënshtruar një rikonstruksioni të ri, në të cilin u shtua edhe një parkim”. Në Kukës për shkak të një defekti në kanalizime, një pedonale e ngjashme u kthye në shqetësim për qytetarët për shkak të erës së rëndë të ujërave të zeza.

Pllakat u thyen nga ngrica

Projekti i pedonales në Bulqizë u financua në fazën e parë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe përfshiu edhe ndërtimi i Unazës së Poshtëme të qytetit, të njohur sot si rruga Dilaver Sinani, si dhe rikonstruksioni i fasadave, në lagjen Gjeologu.

Vlera e këtij investimi, realizuar ndërmjet viteve 2015-2016, ishte 101 milion lekë. Kryeministri Edi Rama e mburri atë si projektin e parë që sillte ndryshime cilësore në Bulqizë “pas njëzet e kusur vitesh rrënim e braktisje në balte dhe në pluhur”. Por ndërsa fillimisht shëtitorja, ngjalli shpresë ndryshimi te banorët, ajo u kthye në pak kohë në një problem për qytetin. Rrasat e gurit me të cilat ajo është shtruar, kanë dalë pjesërisht nga vendi në të gjithë gjatësinë e saj. Pjesë të tyre janë thërrmuar.

“Është një investim i dështuar”, thotë Ferat Kurti, qytetar i Bulqizës. Kurti thotë se vetë ndërhyrjet e bashkisë për të rikonstruktuar pjesë të saj, tregon problemet që pati projekti.

“Këtë e konfirmojnë edhe ndërhyrjet që po bën bashkia, në qendër të qytetit dhe tek policia, për meremetimin e defekteve të bllokimit të kanaleve të rrjedhjes së ujrave të zeza”, thotë Kurti.

Në fakt vetë bashkia pranon në përgjigje të saj se projekti nuk ka marrë parasysh kushtet e qytetit dhe as temperaturat e tij. Shëtitorja është realizuar me pllaka guri nga mali i  Tomorrit, por këto shkërmoqen në temperatura të ulëta dhe ngrica që në Bulqizë janë të zakonshme.

Nga ana e saj bashkia pranon se dëmtimet “kanë ardhur më së shumti, si pasojë e ngricave gjatë periudhës së dimrave të kaluar”, por thotë se shëtitorja nuk e ka humbur funksionin kryesor të saj.

Në përgjigje të pyetjeve bashkia i tha BIRN se do i riparonte dëmtimet.

“Bashkia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, që këto dëmtime të riparohen dhe të bëhet kthimi në normalitet i pedonales”, thuhet në përgjigje.

Por Danjel Bica, kryetar i “Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor”, ka dyshime që rruga e kryen këtë funksion. Ai thotë se vecc shtrimit me pllaka guri që ka rezultuar problematik, pedonales i mungonte rikualifikimi urban, ndërsa në të nuk ishte parashikuar as gjelbërim dhe as sheshe për pushim të banorëve.

“Ajo që mua si ekspert mjedisor më dhëmb shumë, është mungesa totale e gjelbërimit dhe shesheve të pushimit, në të gjithë shtrirjen e kësaj pedonaleje”, tha ai./BIRN

Etiketa: BulqizederadonPedonalja

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
U bë “molla e sherrit” për çiftin, Arjola tregon se nuk i trembet nominimit

Arjola irritohet me ndjekësen: Gratë janë të parat që duan të të fundosin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com