GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Unioni i Gazetarëve denoncon vendimin e Drejtorit të Policisë: Censurë për gazetarët dhe publikun

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Unioni i Gazetarëve denoncon vendimin e Drejtorit të Policisë: Censurë për gazetarët dhe publikun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar kundër vendimit të ri të Policia e Shtetit për ndryshimin e praktikës së komunikimit me mediat, duke e cilësuar atë si censurues dhe kufizues për lirinë e informimit.

Në një deklaratë publike, UGSH kritikon urdhrin e bërë publik nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, sipas të cilit do të ndërpriten komunikatat e përditshme informative të drejtorive vendore të policisë, duke kaluar në një model të ri komunikimi me konferenca mujore dhe informacion të centralizuar.

Sipas Unionit të Gazetarëve, ky vendim “bie ndesh me lirinë për informim” dhe redukton ndjeshëm aksesin e gazetarëve te informacioni zyrtar, veçanërisht për reporterët e kronikës.

UGSH vlerëson se centralizimi i informacionit sjell burokraci dhe kufizon raportimin në kohë reale të ngjarjeve kriminale dhe të rendit publik.

“Përqendrimi i informacionit dhe reduktimi i komunikimit publik të Policisë së Shtetit sjell pasoja dhe efekte të shumëfishta, sidomos për praktikat informuese të gazetarëve të kronikës”, thuhet në deklaratë.

Organizata kundërshton gjithashtu argumentin e Policisë së Shtetit se ndryshimi synon shmangien e perceptimit negativ dhe “kriminalizimit të shoqërisë”. Sipas UGSH-së, vlerësimi dhe menaxhimi i informacionit publik është përgjegjësi e mediave dhe jo e institucionit policor.

Në reagimin e saj, UGSH kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe hapjen e një tryeze konsultimi me gazetarët e kronikës dhe organizatat mediatike për të diskutuar një praktikë të re komunikimi pa cenuar transparencën.

E PLOTË Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Urdhri kufizues i informimit publik për komunikimet ditore të Policisë së Shtetit, bie ndesh me lirinë për informim

Tiranë më 07.05.2026

Urdhëri ndalues i publikimit të komunikatave ditore të drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit, i komunikuar për mediat nga Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skënder Hita, është një vendim çensurues për informimin dhe dijeninë publike.

Sipas deklarimit, para gazetarëve prej zotit Hita, ky vendim, zhbën një praktikë ditore shumëvjeçare për 12 drejtoritë e qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme.

Pohimi i zotit Drejtor se ky vendim “nuk është një tërheqje nga transparenca”, në të vërtetë nuk e shmang mundësinë praktike dhe realitetin e kufizimit drastik të informimit.

Marrja përsipër prej autoritetit të Policisë së Shtetit, e përgjegjësisë së mediave, për shëndetin mendor të publikut, është pretendim i pamundur dhe jashtë tagrit.

Pohimi i Drejtorit Hita se: “…Ne besojmë se qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për më shumë informacion, por për informacion të saktë, të verifikuar dhe të përgjegjshëm, për informacion të matur që të mos ndikojë te perceptimi negativ dhe te kriminalizimi i shoqërisë”, është jashtë kompetencës dhe misionit të vet. Ky është mision dhe duhet të jetë funksion vetëm i mediave dhe gazetarëve.

Përqëndrimi i informacionit dhe reduktimi i komunikimit publik të Policisë së Shtetit, në praktikën e re të komunikimit një herë në muaj, sjell pasoja dhe efekte të shumëfishta, sidomos në praktikat informuese të gazetarëve të profilit, sikundër janë reporterët e kronikës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vëren se ky urdhër centralizon informacionin zyrtar në nivel vendi dhe redukton mundësinë informuese zyrtare si në kohë ashtu edhe në hapësirë, instalon burokracinë informuese dhe sjell cungim dhe çensurim mbi fluksin e ndodhive, ngjarjeve dhe raportimeve për çdo rast.

Pretendimi zyrtar se praktika e re është e njëjtë me ato në vende të ndryshme fqinje ose jo, është i pasaktë dhe nuk përputhet me praktikat reale të institucioneve homologe me Policinë e Shtetit.

Pohimi se “ çelet një kapitull i ri në mënyrën e komunikimit, që duhet të ketë në raport me mediat dhe publikun”, është fakt që sjell disa pasoja kufizuese, veçanërisht për mediat dhe gazetarët.

Në këtë pretendim zyrtar fshihet tendenca për të edituar informacionin e selektuar nga ana e Policisë së Shtetit dhe vetë titullarit të saj.

UGSH shprehet kundër këtij vendimi dhe sugjeron që pa humbur kohë do të ishte me vend që në një tryezë konsultimi me krejt komunitetin e reporterëve të Kronikës dhe organizatat e gazetarëve, të mund të negocioheshin masa rregulluese, pa cënuar lirinë për informim dhe duke mishëruar masa përmirësuese.

Kërkojmë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policise se Shtetit, Drejtuesi Madhor Skënder Hita, bllokimin e këtij vendimi dhe negocimin e menjëhershëm për praktikë të re funksionale.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1unioni i gazetareve

Lajme të lidhura

Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde
Breaking Views

Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde

21:35 - 07/05/26
Besion Ajazi i jep 2 MLD lekë Servet Dedjas! Shkelet ligji dhe dyfishohet tenderi i pastrimit të Gramshit
Breaking Views

Besion Ajazi i jep 2 MLD lekë Servet Dedjas! Shkelet ligji dhe dyfishohet tenderi i pastrimit të Gramshit

21:14 - 07/05/26
Deputetja Vokshi ndalohet nga Garda të shkojë te sekretaria/ Peleshi: Nuk i urdhëroj unë!
Breaking Views

Deputetja Vokshi ndalohet nga Garda të shkojë te sekretaria/ Peleshi: Nuk i urdhëroj unë!

20:29 - 07/05/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde
Breaking Views

Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde

21:35 - 07/05/26

Është një nga incidentet më serioze të brendshme në historinë e Real Madridit. Ky është niveli i seriozitetit të asaj...

Lexo më shumë
Besion Ajazi i jep 2 MLD lekë Servet Dedjas! Shkelet ligji dhe dyfishohet tenderi i pastrimit të Gramshit

Besion Ajazi i jep 2 MLD lekë Servet Dedjas! Shkelet ligji dhe dyfishohet tenderi i pastrimit të Gramshit

21:14 - 07/05/26
Unioni i Gazetarëve denoncon vendimin e Drejtorit të Policisë: Censurë për gazetarët dhe publikun

Unioni i Gazetarëve denoncon vendimin e Drejtorit të Policisë: Censurë për gazetarët dhe publikun

20:41 - 07/05/26
Deputetja Vokshi ndalohet nga Garda të shkojë te sekretaria/ Peleshi: Nuk i urdhëroj unë!

Deputetja Vokshi ndalohet nga Garda të shkojë te sekretaria/ Peleshi: Nuk i urdhëroj unë!

20:29 - 07/05/26
Berisha: Pensionet e pjesshme po lënë mijëra të moshuar në mjerim

Berisha: Pensionet e pjesshme po lënë mijëra të moshuar në mjerim

20:22 - 07/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com