GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deklarata bombë: McGonigal i lidhur me Gazprom, punoi me Ramën…

15:43 - 16/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deklarata bombë: McGonigal i lidhur me Gazprom, punoi me Ramën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka treguar ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me fushat e naftës që iu hoqën amerikanëve për t’i kaluar në duart e rusëve të Gazprom. Në një rrëfim për emisionin investigues ‘Narativ’ të gazetarit Zev Shalev, ish-producent dhe reporter i rrjetit CBS, Crawford ka rrëfyer se përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017, me mbërritjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal në Shqipëri.

Ai shton se bëjet fjalë për dy kompanitë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe, por që realisht ishin të Gazprom. Sipas Crawford, kjo gjë është bërë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë Gazprom, thuhet: Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të Gazprom. Ky është Dizdari që më vonë del si partner me McGonigal, Rossini-n dhe Personin A, Agron Neza,”- tha Crawford.

“McGonigal u shfaq pikërisht në kohën kur ishim në mesin e arbitrazhit. Pyetja që lind është se pse rusët janë të interesuar për këto fusha nafte të vogla në Shqipëri dhe pse janë të interesuar ata të kompromentojnë zyrtarët amerikanë për të hyrë në Shqipëri?”- shton ai.

I pyetur për bisedën e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe McGonigal, ku ky i fundit e ka paralajmëruar për rusët, Crawford tha se në fakt, ish-agjenti i FBI-së i ka thënë ‘mos puno me ata rusët e tjerë’, por jo që t’i eliminonte totalisht rusët nga skema.

Madje shtoi se në kompaninë austriake del oligarku rus, Oleg Deripaska.

“Lidhjet ruse në këtë skandal janë shumë të qarta dhe shumë të forta. Gjatë vizitave të shumta në Shqipëri, agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal kultivoi një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo rezultoi në një ryshfet prej 225 mijë dollarësh, paguar për McGonigal,” shprehet ai. Më pas, erdhi skema që synonte të ‘pastronte’ naftën ruse, duke e maskuar si naftë nga vendet e tjera. Kur muajin e kaluar u kap një cisternë me naftë me flamur liberian me naftë ruse të sanksionuar në Shqipëri, pati spekulime se mund të jetë përfshirë McGonigal,”- tha ai.

Kryetari emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri tha se Gazprom përmes kompanisë Transoil të Shefqet Dizdarit, partnerit shqiptar të McGonigal dhe ish-agjentit tjetër të FBI, Mark Rossini, mori disa fusha nafte në Shqipëri, duke ‘zbuar’ investitorët amerikanë.

Ai tregoi se si Damian Gjiknuri, në atë kohë ministër i Energjetikës, shkoi në Kongresin e SHBA në vitin 2018 dhe u tha të bëjnë kujdes me rusët, ndërkohë që kur u kthye, ua dha fushat e naftës pikërisht rusëve të McGonigal.

“Ministri i energjisë shkoi në SHBA në shkurt të vitit 2018 dhe i tha Kongresit amerikan se duhet të kemi kujdes me rusët. Pra, përfundoi duke i thënë amerikanëve, ‘hej bëni kujdes me rusët’ dhe më pas kthehet dhe ia jep fushat e naftës kësaj firme. Në këtë kohë McGonigal kishte dalë në pension në FBI dhe kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në një nga këto rastet, madje mori një medalje nga ministri i energjisë, që u postua në Facebook, për shërbimin e tij ndaj vendit. Më pas formuan një kompani në Shqipëri, McGonigal si anëtar menaxhues, me Rossinin, Nezën dhe Dizdarin. Dhe në fakt i morën fushat e naftës. Por situata u komplikua sepse konkurrentët e tjerë e sfiduan këtë vendim në gjykatat vendase,”- tha Crawford.

Etiketa: bombedeklarataKryesore1

Lajme të lidhura

Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall
Aktualitet

Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

15:40 - 23/01/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës
Aktualitet

PD: 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre

15:20 - 23/01/26
Protesta e PD-së/ Vokshi: Çfarë pritet të ndodhë nesër para kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD-së/ Vokshi: Çfarë pritet të ndodhë nesër para kryeministrisë

14:40 - 23/01/26
Para
Akuzohet për vënie bastesh, kombëtarja e grumbullon

Akuzohet për vënie bastesh, kombëtarja e grumbullon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ministri Lamallari: Fajin e ka Saliu!
Aktualitet

“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri i Drejtësisë reagon për operacionin në Elbasan: Kontrollet në të gjitha burgjet

15:59 - 23/01/26

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në...

Lexo më shumë
Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

Xhixho: Ushqimet bazë dyfish më të shtrenjta se në Europë, pensionistët në hall

15:40 - 23/01/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

PD: 7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre

15:20 - 23/01/26
Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri

Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri

14:59 - 23/01/26
Arratisja e Altin Ndocit/ Edmond Llabani drejtor i komanduar i IEVP Durrës

Durrës/ Punonjësit të burgut i vjedhin armën e shërbimit dhe kursimet

14:45 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com