GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Deklarata e Martinit, Brdaric: Nuk jam dakord me të, besojmë deri në fund tek titulli

07:38 - 23/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e Martinit, Brdaric: Nuk jam dakord me të, besojmë deri në fund tek titulli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia beson fort te fitimi i titullit. Triumfi 0-1 në kryeqytet ndaj Partizani ka krijuar entuziazëm të madh në Shkodër. Sfida e fundit e kampionatit luhet në “Loro Boriçi” kundër Laçit të Duros. Kuqeblutë kanë nevojë për fitore me një gol më shumë se fitorja e Teutës (pret Apoloninë) për t’u shpallur kampion.

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka dhënë një prononcim për “Zona Gol”, aty ku karikon djemtë e tij për finalen e fundit, thekson se penalltia që vendosi fitoren ndaj Partizanit ishte e saktë dhe e mbyll me një koment për Edi Martinin, trajnerin e Teutës.

“Ne jemi ende në garë për titullin. Kemi treguar entuziazmin tonë. Është gjithçka e hapur dhe tifozët duhet të jenë të lumtur. Kush fiton? Nuk e di asnjë se cila skuadër do e fitojë titullin“, deklaron gjermano-kroati, i cili i rikthehet edhe njëherë suksesit ndaj “Demave”.

“Ishte një ambient i këndshëm, ne ishim shumë të motivuar. Ishim të përqendruar te ndeshja dhe skuadra bëri një paraqitje shumë te mirë. Të gjithë bënë shumë mirë. Skuadra bëri atë që kisha kërkuar, morëm rezultatin e merituar.

Penalltia? Mund të diskutojmë për shumë gjëra. Ishte faull, ishim pak me fat, por duhet të besojmë te gjyqtarët, pasi kanë një punë të vështirë. Duhet të kemi besim te puna e tyre. Nuk duhet ta diskutojmë këtë penallti. Ishte fitore e merituar. Penalltia ishte një vendim i vështirë. Dora nuk ishte e mbyllur, ishte e hapur dhe prandaj penalltia ishte e saktë. 

Pikësëpari dua të them se e shoh shpesh këtë situatë. Penalltia ndaj Partizanit është. Për mua është çdo herë penallti. Në ndeshjet e fundit, gjyqtarët kanë bërë paraqitje të mira. Nuk është e lehtë në këtë situatë, për të dhënë vendimet e duhura. Ne flasim për një situatë, të cilën e shikojmë disa herë dhe nuk jemi të qartë nëse është apo jo, ndërsa ata e marrin vendimin në moment.”

Shkarkimi pas Bylisit? Kjo është një histori e veçantë dhe do e tregoj pasi të përfundojë kampionati. Takova sot Martinin dhe më tha se titulli është çështje e mbyllur, por unë nuk mendoj se është çështje e mbyllur. Mesazh Arapit? I thuaj Martinit që kampionati ka 36 javë dhe jo 35“, përfundoi Brdaric. 

Etiketa: Vllaznia

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
U gjet i vrarë në rrugë me damarë të prerë, detaje nga ngjarja në Elbasan

U gjet i vrarë në rrugë me damarë të prerë, detaje nga ngjarja në Elbasan

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com