GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deklarata në Kuvend/ Kush po e komandon Erion Veliajn nga burgu?

13:13 - 18/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata në Kuvend/ Kush po e komandon Erion Veliajn nga burgu?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Flamur Noka foli për aferën e njohur si “5D” të drejtorëve të Erion Veliajt, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte.

Noka tha drejtorët që zëvendësuan ata të aferës “5D” u emëruan me telefonatë nga burgu.  Duke u ndaluar te mbështetja që kryeministri i dha kryebashkiakut të Tiranës pas arrestimeve, ai tha se “Veliaj e shantazhoi Edi Ramën”.

Deputeti u shpreh se Erion Veliaj duhet të jepte dorëheqjen pas skandalit.

“Ai i tha Ramës se sa ke përgjegjësi ti për ish zv kryeministrin, aq kam unë për vartësit në bashki. Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen. 5D është korrupsion i pashembullt. Kishim dëgjuar vjedhje 20 përqind, por të tillë vjedhje nuk kishim dëgjuar, 100 përqind vjedhje është rast unik dhe askush nuk mban përgjegjësi. Parlamenti duhet të ziente. Këtu është bërë e udhës, vjedhja kap vjedhjen, skandali kap skandalin, ministrat thonë bëhen edhe filma me këto vjedhje. Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve. Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme. Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre”, tha Noka.

“Por, emisionet investigative po zbulojnë se vjedhja është kapilare. Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu. Drejtorët që zëvendësuan ata të 5D janë emëruar me telefonatë nga burgu. A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë?! Edhe Kumbaro është kumbare e krimit dhe korrupsionit. Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë. Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë”, shtoi ai.

Ditën e nesërme, opozita ka lajmëruar protestën e tretë para Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të bashkëpunëtorëve të Veliajt, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut. Opozita e cilëson Veliajn “kokën e bandës së drejtorëve” që siç treguan hetimet e SPAK, u jepnin tendera vetes. Gjithashtu, për opozitën, Veliaj është “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”.

Vetë Veliaj vijon të mohojë akuzat, ndërsa SPAK, që po heton dy procedimet penale, deri më tani, nuk ka ngritur asnjë akiuzë ndaj kryebashkiakut.

Lexo edhe:

Erion Veliaj, një “prostitutë e ndershme”

Etiketa: Bashkia TiraneErion Veliajflamur nokaKryesore1kuvendPD

Lajme të lidhura

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i  Vlorës nga betonizimi
Aktualitet

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi

12:02 - 20/03/26
Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit
Aktualitet

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

12:02 - 20/03/26
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador
Aktualitet

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26
Para
Deputeti i PD-së: Jemi çmendur të gjithë, ky nuk është parlament

Deputeti i PD-së: Jemi çmendur të gjithë, ky nuk është parlament

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i  Vlorës nga betonizimi
Aktualitet

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi

12:02 - 20/03/26

Lungomare në Vlorë po merr dita–ditës formën e plazhit të Durrës, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, ku ndërtimet kaotike kanë...

Lexo më shumë
Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

12:02 - 20/03/26
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26
Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

11:35 - 20/03/26
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

11:00 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com