GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deklaratat e Ramës, Këlliçi: Më 11 maj braktisja e shqiptarëve dhe e fëmijëve me nevoja speciale merr fund

16:39 - 24/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Deklaratat e Ramës, Këlliçi:  Më 11 maj braktisja e shqiptarëve dhe e fëmijëve me nevoja speciale merr fund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat ka lexuar pjesë nga letra e nënës së një fëmije me spektrin e autizmit, pas deklaratave të kryeministrit Rama.

Në deklaratën e tij, Këlliçi tha se Rama në 12 vite qeverisje i ka detyruar shqiptarët të emigrojnë pasi nuk ofron asnjë shërbim për fëmijët specialë. Kjo do të marrë fund më 11 maj, u shpreh Këlliçi.

Deklarata e plotë për shtyp:

Të nderuar qytetarë,
Nga kjo foltore më keni parë shpesh të dal e të denoncoj vjedhjet dhe makabritetet e Edi Ramës në këto 12 vite. Sot nuk do ta bëjë këtë gjë, sot jam këtu t’i jap zë letrës së një nëne, si një djalë i ri që mezi pret të krijojë familjen e tij dhe me shpresën së një ditë jo të largët do bekohem e do jem baba.
Më lejoni t’ju lexoj pjesë nga letra publike e zonjës E.B:
Pas 15 vitesh bashkëjetesë me autizmin, nga të cilat 10 vite ti ishe kryeministri im, jo vetëm që na injorove, femijët autik dhe familjet tona, por na zhyte thellë në trishtim, dhimbje dhe harresë. Po pse duhet unë të merrem me ty?
Sepse edhe pasi emigruam për të kërkuar atë që ti o njeri i paditur dhe i pamëshirshëm nuk arrite kurrë të na ofroje, hap televizorin, e etur për një lajm nga vendi im dhe të dëgjoj ty teksa i ekzaltuar përdhunon dhimbjen.
Ç’të të them… jeto mes autikësh, o i pashpresë. Jam e bindur se diçka do të të mësojnë, të duash pa ligësi. Tako prindër të fëmijëve autik dhe kupto dhimbjen. Një burrë shteti i jep prioritet kësaj çështjeje, siç bën pjesa tjetër e botës. Por çfarë flas unë për një shtet falso, që pasi punuam dhe luftuam, na përzuri me bisht ndër shalë, ne dhe fëmijët tanë.
Ne ikëm. Të tjerët janë ende aty. Lëri fëmijët autikë në dashurinë e prindërve të tyre, që shpesh i ushqejnë me qumësht të holluar me ujë. I kam parë me sytë e mi, por të lumtur, të rrethuar me dashuri.
Fatkeqësisht, ti e ke futur popullin në skutë dhe e shantazhon me një rrogë, me një biznes, apo ku ta di unë… sepse këtë bëjnë njerëzit e pamëshirshëm, delirantë e të sëmurë.
Zoti bekoftë shqiptarët kudo që janë. Zoti ua bëftë rrugën e kthimit më të lehtë. Dhe zoti ishalla të mëshiron ty… se unë nga sot nuk do ta bëj më.
Edi Rama,
Tani po të drejtohem unë ty, jo më si kreu i organizatës kriminale që ke 12 vite që e drejton, por si Kryeministër i vendit tim që ke DETYRIMIN t’u shërbesh shqiptarëve pa as edhe një dallim!
Ke 12 vite që i detyron shqiptarët të emigrojnë, pasi nuk ofron asnjë shërbim dhe financim për fëmijët specialë…
Ke 12 vite që i detyron të emigrojnë pasi fëmijët po vriten në oborret e shkollave…
Ke 12 vite që i detyron të emigrojnë pasi shqiptarët po vdesin në dyert e spitaleve, sepse nuk kurojnë dot fëmijët dhe familjaret me sëmundje tumorale…
Ke 12 vite që i detyron të emigrojnë pasi i ke kthyer shkollat në biznesin e preferuar të shpërndarësve të drogës…
Më 11 MAJ, kjo do të marrë fund pasi shqiptarët nuk janë dele e as popull i dorës së dytë siç i trajton ti.
Më 11 MAJ kjo histori do të marrë fund, pasi shqiptarët do të të tregojnë ty se jemi komb i ngritur mbi vlera dhe familja është thelbi i saj, e të gjithë bashkë do të punojmë e të bëjmë realitet atë thirrjen e dhimbshme të zonjës në fund:
Zoti ua bëftë rrugën e kthimit në atdhe më të lehtë…
Etiketa: KelliciKryesore1Ramashqiptarë

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
U shkarkua katër vite më parë/ Ish-kryetari i Kushtetuese kthehet në gjykatë, këtë herë për..

GJKKO konfiskon një apartament të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuesese, Bashkim Dedja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com