GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas 36 vitesh na kthyet te dekretet e diktaturës’, Strazimiri: Po shkoni drejt fatit të Enver Hoxhës…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Genti Strazimiri, ka kundërshtuar ashpër në Komisionin e Ligjeve aktin normativ për tubimet, të propozuar nga mazhoranca socialiste, duke e krahasuar atë me dekretin presidencial 74-59 të kohës së Ramiz Alisë.

Sipas Strazimirit, mazhoranca po përdor të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat argumente si regjimi komunist për të kufizuar të drejtën e qytetarëve për protestë.

Strazimiri akuzoi socialistët se po rikthejnë terminologjinë e diktaturës, duke përmendur konceptet e vandalizmit, prishjes së imazhit të vendit dhe ruajtjes së rendit publik.

Ai u bëri thirrje deputetëve të rinj të mazhorancës të mos votojnë aktin normativ, i cili sipas tij do të përfundojë duke u shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, pasi opozita e ka dërguar tashmë për shqyrtim.

Strazimiri: Duke sjellë të njëjtin argument me të njëjtin dokument 35 vite më vonë, dëshmoni thjeshtë, i pari juaj, se ai e ka sjellë këtë punë, dëshmon matufllëkun e tij politik. Ky shkon vetë dhe futet atje dhe më e keqja instrukton të rinjtë që ka bërë deputetë të flasin me të njëjtën terminologji të akteve të komunizmit. Flasin me të njëjtën terminologji si me pas dalë Tao Tao nga varri, flet për vandalizëm, prishje imazhi të vendit, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe mbi të gjitha ruajtjen e të drejtës për të protestuar paqësisht.

Me thënë të drejtën ishte e shkruar edhe në Kushtetutës e vitit 1976, shqiptarët kishin të drejtë të organizoheshin politikisht të protestonin pë të drejtat e tyre, por që sa ndodhte e dini të gjithë ju. Ditën kur u çuan, u shpik ky dekreti 74-59. Kjo që keni sjellë këtu, në ndryshim me aktin normative dhe e keni dhe aplikimin njësoj si Ramiz Alia në atë kohë, thoshte bëhet me dekret presidencial sepse nuk kishte mundësi të mblidhej parlamenti, që ai e mblidhte me një fishëllimë.

Edhe ju shkoni pikë për pikë atje ku e keni origjinën. Ju çon geni ju çon zullumi, ju çon mendja e mbrapshtë që keni njësoj si partia e punës. Do ta bëni votimin ‘pro’ ju sot këtë edhe pse opozita e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo nuk ka asnjë shans që të mos e nxjerrë antikushtetuese.

Do ta bëni votimin sot do t’i shtoni një turp tjetër vetës. Por ka një gjë, keni zgjedhur rrugën e dikatorëve, Enver Hoxhës, Ramiz Alizë sepse si ata do përfundoni po shkoni vetë drejt fatit të tyre. Ata nuk kishin rrugë tjetër pas 46 vitesh dëm, por ju të rinjtë që kam përballë keni mundësi zgjedhje tjetër.

Mos e zgjidhni këtë rrugë. Zgjidhni rrugën e lirisë, mos lejoni të ju robërojnë, keni mundësi të tjera. Mos e bëni veten si Tao Tao të merrni dhe t’i sillni sot shqitparëve 36 vite pas lirisë, të sillni edhe njëherë dekretin presidencial 74-59 të Ramiz Alisë për mbrojtjen e monumenteve atë që rrëzimin e shtatores së diktatorit e konsideronte vandalizëm dhe prishje të imazhit të vendit.

Etiketa: akte. diktatureStrazimiri

Lajme të lidhura

SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit
Aktualitet

SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

13:26 - 20/11/26
Protestat kundër Ramës, Policia procedon tre qytetarë dhe  gjobit 29 të tjerë
Aktualitet

Protestat kundër Ramës, Policia procedon tre qytetarë dhe gjobit 29 të tjerë

13:16 - 20/11/26
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Aktualitet

Vangjeli: Rama, ku shkuan 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara

13:01 - 20/11/26
Para
Spanjë-Francë e Norvegji-Angli, sfida revanshesh në çerekfinale të Nations League

Spanjë-Francë e Norvegji-Angli, sfida revanshesh në çerekfinale të Nations League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanjë-Francë e Norvegji-Angli, sfida revanshesh në çerekfinale të Nations League
Sport

Spanjë-Francë e Norvegji-Angli, sfida revanshesh në çerekfinale të Nations League

13:53 - 20/11/26

Është hedhur shorti për fazën finale të Ligës së Kombeve, duke përcaktuar çiftet çerekfinaliste të kompeticionit. Përballja që spikat mbi...

Lexo më shumë
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

Pas 36 vitesh na kthyet te dekretet e diktaturës’, Strazimiri: Po shkoni drejt fatit të Enver Hoxhës…

13:48 - 20/11/26
SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

13:26 - 20/11/26
Presidenti Duka: Ligji për sponsorizimet, një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

Presidenti Duka: Ligji për sponsorizimet, një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

13:22 - 20/11/26
Protestat kundër Ramës, Policia procedon tre qytetarë dhe  gjobit 29 të tjerë

Protestat kundër Ramës, Policia procedon tre qytetarë dhe gjobit 29 të tjerë

13:16 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com