GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Himarë, Beleri padi në administrative

15:16 - 08/07/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në bashkinë e Himarës.

Kërkesa që i është dërguar gjykatës ka për objekt “Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar”.

Në kërkesën e tij, Beleri argumenton se do të ankimojë vendimin dhe deri atëherë kërkon pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.

Në 5 Korrik, KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, duke u bazuar në ligjin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Apeli i GJKKO konfirmoi dënimin me burg për Belerin, për korrupsion në zgjedhje.

Fill pas vendimit, Kryeministria nisi procedurat për të shpallur zgjedhjet e reja. Pak pas kërkesës nga zyra e Ramës, Bajram Begaj dekretoi 4 Gushtin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Himarë.

Vendimi i kreut të shtetit nuk respekton afatin e ankimit të Belerit, që ka paralajmëruar ankimin të vendimmarrjes së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Opozita ndërkohë, e vlerësoi vendimin e kreut të shtetit në shkelje të Kushtetutës: “Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. As shansin e ankimimit, pasi i hoqën atë të betimit dhe lirinë, nuk ia dhanë kryebashkiakut dhe eurodeputetit Beleri”.

I ngjashëm është edhe vlerësimi i Belerit në padinë e dorëzuar në Gjykatës. “Ky Akt administrativ individual, do të kundërshtohet nga kërkuesi me Padi drejtuar Gjykatës kompetente, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative”, thuhet në padi.

Pas procedurave urgjente të shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja në Himarë, Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama konfirmoi këtë të hënë zgjedhjen e Vangjel Tavos si kandidat i kësaj force politike, në lokalet e parakohshme.

Faksimile nga padia e Belerit
Etiketa: Bashkia Himarefredi beleriHimareKryesore1

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Teliti:  Qeveria të ndërpresë pagesat për inceneratorët fantazmë

11 korriku, PD: Të protestojmë edhe për 180 mln euro të tunelit të Llogarasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com