GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Del ekspertiza për zjarrin në komisariat: 26-vjeçari nuk vdiq nga flakët, por…

15:57 - 29/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Një i vdekur nga zjarri në Kamëz/ Avokati i Popullit: Fajtorë, institucionet përgjegjëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dal raporti i ekspertëve të zjarrfikësve pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Komisariatin e Kamzës ku humbi jetën si pasojë e flakëve i arrestuari 26-vjeçari Arben Mici. Në raport thuhet se shkaku u rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm, pasi në atë ambient nuk ka pasur burim energjie, nga i cili mund të shkaktohet zjarri, çka do të thotë se në këto ambiente është përdorur lëndë ndezëse.

“Nga raporti i ndërhyrjes nr. 374 , datë 27. 03. 2022, përpiluar nga eksperti i MZSH, Kamzë rezulton se pas marrjes së njoftimit dhe pas ndërhyrjes së tyre është konstatuar se në njërën nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit Policisë nr.5 Kamze kishte rënë zjarr, ku vatra e zjarrit ndodhej në dhomën e parë djathtas , në hyrjen e korridorit në dyshemenë e së cilës po digjeshin dyshek sfungjeri dhe batanije, ndërsa në pjesën tjetër të këtij ambienti nuk vëreheshin vatra të tjera zjarri , por kishte prani të theksuar tymi dhe bloze. Pas ndërhyrjes së tyre dhe shuarjes së zjarrit është konstatuar se në fund të korridorit ndodhej një duralumini e mbyllur , të cilën pasi e kanë hapur me forcë , brenda tualetit kanë vërejtur një person të shtrirë në dysheme, të cilin e kanë nxjerrë nga ambientet e komisariatit duke e transportuar te ambulanca. Brenda këtij ambienti kishte edhe tre dhoma të tjera të mbyllura, por nga informacionet e punonjësve të policisë këto dhoma kishin kohë të mbyllura dhe brenda nuk kishte persona. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes vërehet se të dhoma e izolimit ku ka filluar zjarri, ndodhet një krevat mbi të cilin vërehen mbetje sfungjeri dhe të batanijeve të djegura nga zjarri si dhe në anën e djathtë të përballë krevatit dallohen grumbull materiali prej sfungjeri, rrobash të djegura , grumbull i cili mendohet të jetë dhe vatra fillestare e zjarrit, ku shikohet djegia sipërfaqësore e dyshekut dhe batanijes ka një masë gati 80 %, duke mos u djegur e gjitha si pasojë e ndërhyrjes së forcave së forcave zjarrfikëse, fakti i cili na bën të mendojmë se zjarri ka filluar në dysheme, tek grumbulli i sfungjerit dhe batanijeve që ndodhen në dysheme” – thuhet në raport.

Më tej raporti thekson se zjarr ka pasur vetëm në disa dhoma, ndërsa pjesa tjetër e dhomave të izolimit , përfshirë edhe banjon , ku u gjet trupi i personit, nuk ka pasur prani zjarri , por vetëm prani të theksuar tymi dhe bloze.

“Theksohet se vatra fillestare e zjarrit është tek dhoma e izolimit, e cila ndodhet e para djathtas korridorit të hyrjes për në dhomat e izolimit, konkretisht tek grumbullimi i sfungjerit dhe batanijes i cili ndodhet në anën e djathtë të hyrjes për në dhomë. Zjarr ka pasur vetëm në këtë dhomë, ndërsa pjesa tjetër e dhomave të izolimit, përfshirë edhe banjon, ku u gjet trupi i personit, nuk ka pasur prani zjarri, por vetëm prani të theksuar tymi dhe bloze. Nga kronologjia e ngjarjes, mendohet se shkaku u rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm, pasi në atë ambient nuk ka pasur burim energjie , nga i cili mund të shkaktohet zjarri, çka do të thotë se në këto ambiente është përdorur lëndë ndezëse’, thuhet në raportin e zjarrfikëses” – thuhet në raport.

 

Etiketa: ekspertizaflaketkomisariatKryesore1vdiqzjarri

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Terrorizoi Babrrunë gjatë një sherri me armë, kush është i riu në kërkim (Emrat)

Vodhën dyqanin me ushqime, arrestohen 2 persona në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com