GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Del lista me personat e zhdukur nga anija e djegur në Krofuz

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Del lista me personat e zhdukur nga anija e djegur në Krofuz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lista me personat e zhdukur në anijen e djegur në ngushticën e Korfuzit, “Euro Ferry Olimpia”, dy ditë më parë është publikuar, përfshirë edhe njërin prej tyre ende të paidentifikuar që u gjet i karbonizuar. Numri 8 në listë është Kirylenka Kiryl, shoferi që u gjet i gjallë në fund të anijes.

Ende nuk dihet se kujt prej 11 të zhdukurve, shtatë bullgarëve, tre grekëve dhe një turku i përket trupi i karbonizuar. Mësohet se ekipet e shpëtimit mundën të hynin para pak minutash në hambarin numër dy të anijes, ku edhe gjetën trupin e karbonizuar.

Ende nuk dihet fati i 10 të tjerëve, ndërsa shpresohet që të gjenden gjallë. Rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele një shofer kamioni u gjet i gjallë në fundin e anijes. Shoferi vetëm 21 vjeç i zbriti vetë shkallët për të dalë nga trageti dhe fjalë e tij të para ishin “ më thoni që jam gjallë”. Ai u dërgua në spital për ekzaminime por mjekët thanë se nuk ka asnjë problem me shëndetin.

Në anijen e linjës Greqi-Itali po udhëtonin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa anija u përfshi nga flakët në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit. Trageti ishte nisur nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg.

Kur ra zjarri, anija ishte në ujërat greke, por rrymat detare e kanë shtyrë së fundi në ato shqiptare. Trageti është pjesë e flotës së grupit Grimaldi Lines dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Në operacionin e shpëtimit u përfshinë të paktën tre anije të rojës bregdetare dhe një anije e Guardia di Finanza. E derisa dy ministritë e jashtme të Greqisë dhe Italisë të gjejnë një zgjidhje diplomatike, ka qenë ministri grek i marinës tregtare Janis Plaqiotaqis i cili ka urdhëruar që anija të ankorohet në një vend të sigurt, t’i hiqen karburantet dhe të përfundojnë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur. Autoritetet greke thanë se “Euro Ferry Olimpia” do të ankorohet në Kasiopi.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi në vitin 2014, ku 10 persona humbën jetën kur një traget me 466 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit mori flakë teksa lundronte nga Greqia në Itali./ Marrë nga Top Channel/

 

Etiketa: anija e djegurkerfuzlista

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
“Rama duhet të largohet”, Basha: Provohet se është koka e aferës së inceneratorëve

“Rama duhet të largohet”, Basha: Provohet se është koka e aferës së inceneratorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com