GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Dëmet që shkakton përdorimi i freskueses për shëndetin

13:27 - 12/06/24
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmet që shkakton përdorimi i freskueses për shëndetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Freskuesja është një pajisje shpëtimtare për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një kondicioner. Kjo pajisje supozohet të na sjellë freskinë e nevojshme për të duruar vapën përvëluese të këtyre ditëve. Megjithatë, ekspertët thonë se freskueset mund të rrisin rrezikun e drobitjes nga vapa. Nëse temperatura e jashtme rritet mbi 35 gradë, freskuesja nxit rritjen e temperaturës së trupit, thonë studiuesit.

Sipas tyre, freskuesja në të vërtetë fryn ajrin që është më i ngrohtë se trupi. Ata e krahasojnë freskuesen me ventilatorin e sobës që përshpejton pjekjen e një ushqimi të caktuar.

Një studim tjetër thotë se freskuesja është veçanërisht e rrezikshme për shëndetin në klimë të nxehtë dhe të thatë. Megjithatë, përdorimi i saj ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit dhe mbron zemrën kur klima është e nxehtë por e lagësht.

Valët e nxehtësisë, thonë ekspertët, do të jenë më të shpeshta dhe më të ashpra si pasojë e ngrohjes globale. Vetëm në vitin 2003, u regjistruan mbi 30,000 viktima si pasojë e të nxehtit, ndërsa në vitin 2010, vetëm në Moskë u regjistruan mbi 11,000 viktima.

Shumë studime mbi përdorimin e freskueses dhe ndikimit të saj në shëndet sugjerojnë se kjo pajisje rrit rrezikun e vdekjes gjatë motit përvëlues. Kjo për vetë faktin se freskuesja nuk të freskon. Ajo thjesht qarkullon ajrin, i cili është i të njëjtës temperaturë si ajo e ambientit. Freskuesja përshpejton avullimin e djersës që do të thotë se shkakton humbjen e madhe të lëngjeve nga trupi. Nëse njeriu djersin shumë dhe nuk zëvendëson lëngjet e humbura, do të dehidratohet më shpejt. Kësisoj ai do të jetë më i drobitur nga vapa dhe problemet që shkakton ajo tek organet./aw/

Etiketa: freskuese

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Shisni droga të forta në Dhërmi, policia arreston dy shtetasit e huaj

Shisni droga të forta në Dhërmi, policia arreston dy shtetasit e huaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com