GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dëmtimi i urës që lidh Krimenë me Rusinë, goditje ndaj korridoreve ruse

15:42 - 09/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmtimi i urës që lidh Krimenë me Rusinë, goditje ndaj korridoreve ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të forcuar sigurinë përgjatë urës kyçe që lidh Rusinë me Krimenë, pas një shpërthimi të fuqishëm që shkaktoi shembjen e një pjese të saj. Ura e Kerçit 20 kilometra e gjatë është një arterie e rëndësishme për furnizimin e trupave ruse që luftojnë në Ukrainë.

Ajo është parë nga Kremlini si një simbol i kontrollit të pretenduar mbi Krime, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që ndodhi të shtunën herët në mëngjes, por dëmtimi i urës po shihet si një goditje e rëndë për Rusinë dhe Presidentin Putin.

Lëvizja e mjeteve ka rifilluar në urën e dëmtuar që lidh Rusinë me Krimenë. Zyrtarët rusë thonë se po shfrytëzohet pjesa e urës që është e padëmtuar.

Ura u dëmtua rëndë të shtunën pas një shpërthimi të madh. Autoritetet ruse thanë se një kamion i ngarkuar me eksploziv shpërtheu mbi urë. Disa vagonë trenash morën zjarr dhe një pjesë e urës u shemb.

Sipas disa komentuesve, kjo ishte një fitore tronditëse në fushëbetejë për Ukrainën, por edhe një goditje për Presidenti Putin dhe për popullin rus. Pamjet satelitore tregojnë përmasat e mëdha të dëmit. Zjarri dhe tymi u shfaqën nga një tren që transportonte karburant, ndërsa një pjesë e urës vazhdon të jetë e rrëzuar nën ujë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ngritjen e një komisioni për të hetuar shpërthimin. Zëvendës kryeministri rus vizitoi objektin të shtunën, për të parë nga afër dëmin e shkaktuar. Ai u pa duke biseduar me ekipet për riparimet që do të bëhen.

Presidenti Putin urdhëroi vendosjen e masave më të forta të sigurisë për urën, si dhe për infrastrukturën nëpërmjet së cilës furnizohet Gadishulli i Krimesë.

Ukraina nuk mori drejtpërsëdrejti përgjegjësinë për sulmin. Por gjatë një fjalimi, Presidenti Zelensky iu referua shpërthimit, duke e përshkruar Krimenë si “me re, por të ngrohtë”. Ai shtoi se ukrainasit janë drejt një të ardhmeje “pa pushtues”, në veçanti në Krime, dhe se shansi më i mirë për pushtuesit është që të largohen sa kanë ende mundësinë.

Ky sulm ndaj urës ndodhi ndërsa Ukraina vazhdon të çajë përmes vijës së forcave ruse në pjesët jugore dhe lindore të vendit. /Voa/

Etiketa: demtimi i ureskrimeRusia

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Meta: Bashizmi sëmundje e rëndë prej vitesh. 80 % e shqiptarëve tani janë në opozitë

Meta ndan mesazhin me qytetarët: Gjithmonë i hapur për transparencë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com