GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Dëmton jashtë mase shëndetin, hiqni dorë nga ky ves!

13:03 - 03/05/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmton jashtë mase shëndetin, hiqni dorë nga ky ves!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përpjekje për të menaxhuar stresin që përjetojnë rregullisht, njerëzit zhvillojnë zakone të ndryshme nervore.

Një prej tyre është të hanë thonjtë e tyre. Megjithatë, ky zakon mund të jetë një kërcënim për shëndetin, duke rritur gjasat për një sërë sëmundjesh.

Shkencëtarët në Qendrën e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Teksasit A&M analizojnë pesë arsye serioze pse duhet të heqim dorë nga ngrënia e thonjve:

 

Shumë mikrobe fshihen në thonj

Edhe nëse i lani duart rregullisht, është e vështirë të hiqni të gjitha mikrobet dhe papastërtitë e fshehura nën thonj.

Kjo zonë e trupit është veçanërisht e favorshme për akumulimin e mikrobeve, kështu që sa herë që kafshoni thonjtë, u jepni këtyre mikrobeve akses në trupin tuaj përmes gojës.

Sapo këta patogjenë të hyjnë në trup, ju rritni automatikisht mundësinë për t’u sëmurur.

 

Rreziku i infeksionit rritet

Duke kafshuar thonjtë, ju rritni mundësinë për të zhvilluar paroniki, infeksion i thonjve që shkakton dhimbje skuqje dhe enjtje rreth thoit.

Infeksioni është bakterial, mund të shfaqen edhe flluska me qelb.

 

Dëmton shëndetin e dhëmbëve

Dhëmbët janë aty për t’i përdorur për të ngrënë ushqim, por jo si “mjete” prerëse. Kafshimi i thonjve mund të largojë dhëmbët nga pozicioni i tyre natyror, duke rritur shanset për të pasur nevojë për ortodonci (drejtim të dhëmbëve).

Gjithashtu është e mundur të shkaktohet dëmtim i smaltit të dhëmbëve.

Mikrobet që hyjnë në trup përmes këtij zakoni të keq mund të shkaktojnë gjithashtu acarim të mishrave të dhëmbëve. Së fundi, bakteret që hyjnë në trup mund të qëndrojnë në zgavrën e gojës për një kohë të gjatë, duke shkaktuar erën e keqe të gojës.

 

Rrit rrezikun e depërtimit të thonjve në lëkurë

Nëse vazhdimisht i kafshoni thonjtë, ka të ngjarë të krijoni kushtet që ata të rriten nga brenda.

Thonjtë shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje, dhe potencialisht mund të çojnë në infeksion dhe nevojën për kirurgji.

 

Ekziston rreziku i helmimit

Nëse i lyeni thonjtë, atëherë keni një arsye shtesë për të mos i ngrënë.

Manikyri ka shumë toksina, ndërsa manikyrat xhel përmbajnë kimikate që mund të jenë të dëmshme nëse gëlltiten. Megjithëse rreziku i toksicitetit është i ulët, pasojat afatgjata të këtij zakoni mbeten të panjohura.

Etiketa: LifestyleVes I keq

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, prangoset 26-vjeçari

Ngacmoi seksualisht të miturën, prangoset 26-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com