GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Dënim politik”, nga Bardhi tek Meta, opozita për Salianjin: Ditë e zezë për demokracinë

19:53 - 26/09/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dënim politik”, nga Bardhi tek Meta, opozita për Salianjin: Ditë e zezë për demokracinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin Ervin Salianji, me akuzën e “Kallëzimit të rremë”, opozita e konsideroi një sulm të paprecedent që po i bëhet Partisë Demokratike.

Kreu i grupit Gazmend Bardhi tha se ky është një vendim politik, ndërsa nuk kurseu akuzat për gjyqtarin e çështjes.

Gazment Bardhi: Së pari, në emër të grupit të PD, dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji. Ky vendim i paprecedentë, nuk ka asnjë rast në Shqipërisë, që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg.

Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Kundër kujtdo që denoncon korr e Edi Ramës dhe lidhjet me krimin. Salianji ka thënë që Xhafaj është trafikant droge dhe për këtë po shkon në burg. Kush e dha sot vendimin?

Një gjyqtar që ka mbrojtur socialistët. Këto janë gjyqtarët, që për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do i mbyllin gojën opozitës. Pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Pse nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia. Kjo është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi.

Njëzëri deputetë të tjerë të Partisë Demokratike e cilësuan vendimin e gjykatës si një goditje për opozitën dhe për shtetin ligjor. Flamur Noka tha se drejtësia veproi për llogari të qeverisë dhe kundërshtari politik u trajtua si armik.

Noka: Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij. U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s’ndodh askund në shtetet e së drejtës. Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për #PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor

Ndërsa Agron Gjekmarkaj deklaroi se kjo është një ditë e zezë për demokracinë dhe se demokratët nuk do të dorëzohen.

Gjekmarkaj: Pranga në duart e Opozites! Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.

Kjo është një ditë e zezë per drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokraet dhe qytetaret e ketij vendi duhet ta ndalin zhberjen, ndalimin, asgjesimin e Opozites! Pas politikanëve të Opozites prangat tunden per ta. Duhet të bashkohemi fuqishem, të ngrihemi fuqishem , ti shtrijmë doren njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikatures!

Në mbështetje të deputetit Salianji ka dalë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta i cili tha se vendimi i sotëm është  hakmarrje dhe përpjekë për t’i ndaluar Salianjit kandidimin në zgjedhjet e ardhshme.

Meta: Gjykatat e kanë në ballë që marrin vendim partiake. Politike dhe kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, si pasojë e denoncimeve të forta që ai ka bërë ndaj trafikut të drogës. Është një përpjekje për t’i ndaluar mundësinë e kandidimit. Nuk pritej ndonjë surprizë me këtë sistem kriminal drejtësie. Janë shumë pak akte të pavarura të gjykatave. Ato vendon s çfarë vendon prokuroria, SPAK.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin Saliani

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Para
Kryebashkiaku i Kavajës reagon për dënimin e Salianjit: Opozitës po i hyhet në hak!

Kryebashkiaku i Kavajës reagon për dënimin e Salianjit: Opozitës po i hyhet në hak!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com