GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dënime për të gjithë! Komisioni i Disiplinës nuk kursen askënd

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Dënime për të gjithë! Komisioni i Disiplinës nuk kursen askënd
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk është kursyer në dënimet që ka dhënë këtë javë ndaj klubeve të Egnatias dhe Flamurtarit, për shkak të ngjarjeve që ndodhën në sfidat e fundit përkatëse para ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.

Si klubi rrogozhinas, ashtu edhe ai vlonjat, janë dënuar që të luajnë me dyer të mbyllura deri në fund të këtij sezoni ndeshjet që kanë si pritëse. Një goditje e rëndë për shpresat e të dy ekipeve për të arritur objektivat përkatës, pasi rrogozhinasit duan Europën, ndërsa vlonjatët kthimin në Superiore dhe mund të penalizohen në këtë drejtim.

Përveç klubeve, e kanë pësuar edhe drejtuesit e tyre, pasi zyrtarët më të lartë të skuadrave janë pezulluar për ndeshjet e ardhshme, duke u ndaluar edhe hyrjen në stadiume.

 

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.03.2023

FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Egnatia, Agim Demrozi,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i FC Dinamo, Indrit Skrela, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Dinamo, Ermal Barushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC, Marcello Troisi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC, Sinan Idrizi,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i FK Tepelena, Mikelano Nasto, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Kukësi U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

FK Kukësi U-19, Dajen Rexhmati, për ofendim dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shkëndija TR, U-19, Merjon Dobjani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Skënderbeu Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Partizani Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i FK Skrapari, Mateo Demko, për sulm ndaj një lojtari, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Skrapari, Bledar Hajdari, për sulm ndaj një lojtari, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Etiketa: denime ndaj klubeve shqiptarefshfkomisioni i disiplinesSport

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Atentati – E plagosura, e motra e Kastriotit që vrau kushëririn

Atentati - E plagosura, e motra e Kastriotit që vrau kushëririn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com