GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dënimi i gjenocidit në Srebrenicë, Shehu: Jeni 5 hapa pas rezolutës së PE

11:31 - 07/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënimi i gjenocidit në Srebrenicë, Shehu: Jeni 5 hapa pas rezolutës së PE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka thënë se rezoluta e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë.

Shehu tha në foltoren e Kuvendit se rezoluta nuk dënon gjenocidin, por mohimin e tij dhe shtoi se duhen miratuar 4 amendamentet e propozuara nga PD në mënyrë që rezoluta të rregullohet disi. Gjithashtu akuzoi qeverinë se janë 5 hapa mbrapa nga rezoluta e PE.

“Është një ditë e rëndësishme të miratojmë një rezolutë në lidhje me një ta kaluar tragjike. Mazhoranca ra dakord të bëjë një hap dhe të sjellë një material, e mori guximin e saj, nuk e di ka marrë diku leje dhe erdhi sot me këtë material. Por pa e diskutuar, pa kërkuar konsensus. Kemi një rezolutë shumë konfuze, jo të plotë, jo të qartë nuk e vë gishtin në plagë dhe problemet e rajonit për të nxjerrë mësime për të nesërmen. Kjo duket që në titullin që përdorni, e quani këtë rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit, nuk dënoni gjenocidin. Ju dënoni mohimin e gjenocidit jo gjenocidin vetë. Pse nuk e bëni? Keni problem se inatoset dikush më në lindje? Në radhë të parë shprehet që në titull problemi. Kemi paraqitur katër amendamente. Ju kolegë jeni jashtë linjave të rezolutës së PE. Por PE thotë që në të njëjtat krime janë përfshirë dhe forcat paraushtarake serbe, por thoni gjenocidi i forcave serbo-boshnjake. I njëjti problem është edhe në Kosovë. Ju mohoni unitetin serb përgjegjës për këtë gjenocid. Kjo rezolutë është e paplotë, nuk është ajo që duhet. Jeni mbrapa 5 hapa nga rezoluta e PE kur duhet të ishim 5 hapa para. Pse fusni dy rreshta për Kosovën? Për të mohuar rezolutën e ardhshme? Për të larë gojën? Dhe atje nuk dënoni gjenocidin, por spastrimin etnik. Kjo rezolutë ka nevojë për pasurim, për të miratuar 4 amendamentet tona. Diçka e e madhe ju ka ndaluar të thoni të vërtetën”, tha Shehu.

Etiketa: gjenocidShehu

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Dorëheqja e Johnson, konservatorët: Qëndrimi në detyrë është rrezik për vendin

Dorëheqja e Johnson, konservatorët: Qëndrimi në detyrë është rrezik për vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com