GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dënimi për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron ish shefin e IKMT-së në Sarandë

16:48 - 15/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënimi për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron ish shefin e IKMT-së në Sarandë

Julian Preni dhe Arjel Balani

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga paraburgimi të ish shefit të IKMT-së së Sarandës, Julian Preni. Gjithashtu u vendos edhe lirimi i ish-punonjësit të Zyrës së Urbanistikës Sarandë, Arjel Balani.

Të dy u arrestuan në qershor të këtij viti me urdhër të SPAK. Ndërsa lirimi i tyre vjen me argumentimin se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.

Më 26 Qershor të këtij viti, Julian Preni u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, duke u dënuar me dy vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i shkoi në 1.4 vite burgim. Gjithashtu, atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 5 vjetësh.

Në të njëjtën datë i njëjti dënim u dha edhe për Arjel Balanin. Ky u fundit u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënuar me dy vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i shkoi në 1.4 vite burgim.

Arjel Balani akuzohej se i kishte marrë ryshfet shtetasit, Foti Doda në korrik të vitit 2021 në lidhje me një objekt të ndërtuar në plazhin e Ksamilit.

Ndërsa Julian Preni në muajin mars të vitit 2020, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Njoftimi i GJKKO

1. Kërkuesit Arjel Balani dhe Julian Preni më datë 13.09.2024 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” të vendosur ndaj të pandehurve Arjel Balani dhe Julian Preni me vendimin nr.115, datë 25.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërimin e lirimit të të pandehurve”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani bazuar në nenet 112 dhe 261/1/c të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 525, datë 15.09.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesve (të pandehurve) Arjel Balani dhe Julian Preni.

2. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Arjel Balani me vendimin nr.115 Akti datë 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Arjel Balani nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

4. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Julian Preni me vendimin nr.115 Akti dt 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Preni nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

6. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Etiketa: Arjel BalaniGjykata e posaçmeJulian Preni

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Mikrokreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara në 11 banka

Mikrokreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara në 11 banka

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com