GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dënohen me burg përjetë Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Jorgo Leku

18:51 - 19/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënohen me burg përjetë Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Jorgo Leku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Jorgo Leku janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ata akuzohen për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

Për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhi, GJKKO ka caktuar 15 vite burg, nga 6 vite që kërkoi prokuroria. Gjithashtu GJKKO ka caktuar nga 25 vite burgim për Klajdi Dokoli dhe Etien Çani.

Kush është Ardian Çapja

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv. Atentatet ndaj tij janë lidhur me  përplasjet e vjetra ku në shënjestër janë Çapajt.

Përplasjet ndër vite kanë lënë pas shumë viktima pjesë e familjes Çapja dhe jo vetëm. Ardian Çapja është pronari i hotel ‘Unives’ në hyrje të qytetit të Elbasanit. Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005 nga Gentjan Beqiri, i cili u ekzekutua në 2012, ngjarje për të cilën u arrestua Ardian Çapja dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja.

Kush është Florenc Çapja

Florenc Çapja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, është arrestuar në Dubai disa vite më parë.

Ai akuzohet si porositës për ekzekutimin në 15 gusht të vitit 2012 të Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro.

Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa autorët janë kthyer në Elbasan, ku janë ngjitur në banesën e viktimave. Fillimisht në sy të babait kanë vrarë Gentian Beqirajn dhe më pas Nezirin.

Dëshmi ka dhënë dhe nëna e të ndjerit, sipas së cilës ata e mbanin gjithnjë derën e shtëpisë të mbyllur ndaj ajo ngriti dyshimet se familjarët u ekzekutuan nga një i njohur. Tashmë do të duhet që drejtësia shqiptare të kërkojë ekstradimin për të zbardhur detaje të mëtejshme mbi përplasjet në Elbasan.

Kush është Olsi Leku

Olsi Leku i arrestuar në Athinë më 2020 për shkak të kërkesës së Interpol Tiranës, pasi është i dyshuar për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqirit në gusht të 2012, dyshohet të jetë edhe autori i ekzekutimit të vëllait të ish agjentit të policisë Roland Rexhepi, presidentit të një firme private rojesh, Ilir Rexhepi. Kjo vrasje ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë një lokali ku viktima Ilir Rexhepi kishte lënë takim.

Olsi Leku dyshohet të jetë autori i këtij ekzekutimi nisur nga karakteristikat që disponon policia e Elbasanit nga Këqyrja e Kamerave të sigurisë në atë zonë.

Siç mësohet në datë 30 Dhjetor 2011, Ilir Rexhepi sapo është ngjitur në mjetit tip Benz me ngjyrë gri në afërsi të derës së parme të pasagjerit i është afruar një person i cili e ka qëlluar atë me gati 11 plumba nga një armë e modifikuar.

Rexhepi edhe pse është përshkuar disa herë nga plumbat ka mundur të nxjerrë nga kroskoti i makinës një armë tip pistoletë me të cilën ka mundur të qëlloj vetëm një herë ndaj ekzekutorit i cili ka mundur të largohet edhe pse i plagosur. Autori ka mundur të ecë disa metra derisa është futur në rrugicën ku ndodhet edhe shkolla 9-vjeçare Thoma Kalefi.

Policia pas ngjarjes mundi të mbledhë prova mes të cilave një kampion gjaku, i cili gjatë krahasimeve që i është bërë kësaj mostre gjaku nuk është përputhur me atë të viktimës, ç’ka ka lënë të nënkuptohet se i përket autorit që i ka marrë jetën Ilir Rexhepit.

Etiketa: BurgdenohenKryesore1perjete

Lajme të lidhura

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Para
Borxhi ndaj OSHEE arrin 687 mln euro, familjarët e ulin, shteti e biznesi në rritje

Kërcënohet përgjegjësja e OSHEE-së në Has

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com