GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës, duke akuzuar Bashkinë Sarandë dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë për keqmenaxhim të fondeve publike.

Sipas Zhupës, për projektin janë shpenzuar rreth 400 mijë euro me TVSH, ndërsa punimet vazhdojnë ende jashtë afatit kontraktor dhe me cilësi të papranueshme.

Ajo thekson se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh, në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar situatën një dështim të rëndë të institucioneve përgjegjëse.

Zhupa kërkon transparencë për përdorimin e fondeve, përgjegjësi për vonesat dhe llogaridhënie për kushtet në të cilat janë lënë banorët.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

400 mijë euro nga taksat e qytetarëve për rrjetin e ujësjellësit në Gjashtë, Sarandë dhe banorët nuk kanë uje ndërsa punimet vazhdojnë jashtë afateve me cilësi si në mesjetë!

Për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë, përmes Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë SH.A. është dhënë për 33.333.330 lekë pa TVSH (rreth 330 mijë euro, ose afërsisht 400 mijë euro me TVSH) kompanisë COGREN shpk.

Punimet vazhdojnë ende, megjithëse afati i kontratës ishte vetëm 8 muaj. Duhet ishte mbyllur në dhjetor 2025. Në terren gjithçka duket si një kantier i braktisurr: rrugë të hapura, baltë dhe punime primitive, sikur të ishim kthyer dekada pas në mesjetë.

Më e rënda është se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh. Në kulmin e sezonit turistik, familjet detyrohen të përballojnë një situatë të papranueshme, ndërsa protestat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. Ky është një dëm i madh për jetesën e tyre por edhe për turizmin!

Ku kanë shkuar këto qindra mijëra euro? Kush mban përgjegjësi për zvarritjen e punimeve, për mungesën e mbikëqyrjes dhe për vuajtjet që u janë shkaktuar banorëve?

Bashkia Sarandë nuk mund të fshihet pas justifikimeve. Ka detyrimin të japë llogari për vonesat, për cilësinë e punimeve dhe për faktin që qytetarët janë lënë pa një shërbim jetik për muaj të tërë, ndërkohë që paratë publike janë shpenzuar. Premtimet e fushatës kanë ngel vetëm propaganda e zakonshme pa rezultat konkret për banorët e Sarandës.

 

Etiketa: BashkiaIna ZhupaSarandë

Lajme të lidhura

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
Para
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26

Mijëra shqiptarë marshuan më 2 nëntor në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta, pjesë e...

Lexo më shumë
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com