GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash

11:30 - 10/01/26
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi: Flauers Shoshi i UKT shantazhon punonjësit me ulje pagash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një punonjës i Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a ka denoncuar në JOQ Albania masa ndëshkuese financiare ndaj një numri të konsiderueshëm punonjësish, ku u është mbajtur paga e një dite pune pa paralajmërim dhe pa respektuar ligjin e punës.

Sipas tij, vendimet janë marrë në mënyrë autoritare nga drejtuesi i ri, Flauers Shoshi, duke u përdorur si mjet presioni dhe frikësimi.

Denoncimi ngre gjithashtu shqetësime për mungesën e kushteve minimale të punës, pasi punonjësit e terrenit nuk pajisen me uniforma, mjete apo automjete, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Një tjetër vendim i kritikuar lidhet me urdhrin që vetëm automjeti personal i drejtorit të parkohet brenda institucionit, ndërsa punonjësit mbeten të neglizhuar. Kjo qasje, sipas denoncuesit, ka krijuar klimë frike dhe heshtjeje, ku punonjësit ndihen të pambrojtur dhe të ndëshkuar pa të drejtë.

DENONCIMI I PLOTË I PUNONJËSIT:

“Përshëndetje JOQ, po ju shkruaj për të denoncuar publikisht një praktikë abuzive dhe ndëshkuese ndaj punonjësve, që po ndodh në një institucionin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a.

Një numri të madh punonjësish i është vendosur masë disiplinore financiare – mbajtje e pagës së një dite pune, pa paralajmërim real, pa dialog dhe pa respektuar frymën e ligjit të punës. Vendimi është marrë në mënyrë autoritariste, si formë presioni dhe frikësimi, jo për korrigjim apo drejtësi.

Punonjësit trajtohen si numra, jo si njerëz: – masa jepen direkt, – paga përdoret si mjet ndëshkimi, – çdo situatë interpretohet në dëm të punëmarrësit.

Kjo nuk është menaxhim, por abuzim administrativ. Kjo nuk është disiplinë, por presion psikologjik dhe financiar.

Vendime të tilla krijojnë klimë frike dhe heshtjeje, ku askush nuk guxon të flasë, sepse rrezikon rrogën. Dhe pikërisht për këtë arsye po ju shkruaj juve. Ekziston dokument zyrtar që e provon këtë rast.

Përveç vendosjes së masave disiplinore financiare, ky institucion NUK ofron as kushtet minimale të punës për punonjësit e tij. Punonjësit e terrenit nuk pajisen me uniforma apo veshje pune, mungojnë mjetet dhe makinat e punës, dhe punonjësit detyrohen të improvizojnë.

Ndërkohë, drejtori i ri ka dhënë urdhër arbitrar që vetëm makina e tij personale të parkohet brenda institucionit, ndërsa për punonjësit “nuk ka rëndësi” me çfarë mjeti vijnë në punë.

Kjo nuk është thjesht keqmenaxhim — është abuzim me pushtetin dhe dinjitetin njerëzor.

Po e ndaj këtë rast publikisht sepse këto gjëra nuk duhet të normalizohen. Punonjësit nuk janë fajtorë dhe nuk janë për t’u ndëshkuar sipas qejfit.

Ju lutem bëjeni publik këtë rast.”

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga

Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com