GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i LSI: Bashkia e Tiranës po i “dërrmon” shoferët me gjoba!

14:09 - 30/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shiti opozitën për interesa financiare”, ish-deputeti i LSI sulmon Bashën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Lëvizja Socialiste për integrim, përmes nënkryetares Kejdi Mehmetaj ka denoncuar Policinë Bashkiake të Tiranës se po tejkalon kompetencat e saj duke “dërrmuar” me gjoba shoferët.

Nisur nga shifrat zyrtare, ku Policia bashkiake e Tiranës vetëm me shkakun e parkimit të gabuar ka vendosur rreth 330 mijë gjoba ndërsa Policia Rrugore rreth 60 mijë, Mehmetaj ironizon se me zellin e tyre, Policia Bashkiake ka kaluar kompetencat.

“Qytetarët e Tiranës prej kohësh po përballen me arrogancën e Policisë Bashkiake. Pas problemeve pa fund që bashkia u ka krijuar qytetarëve me trafikun duke i detyruar ata që të humbasin orë të tëra në trafikun e Tiranës, ku shpenzojnë para për karburantin dhe kohë, tani dërrmohen dhe me gjoba pa fund. Shifrat flasin vetë: Policia bashkiake e Tiranës vetëm me shkakun e parkimit të gabuar ka vendosur rreth 330 mijë gjoba ndërsa Policia Rrugore e cila siguron mbarëvatjen e trafikut dhe qarkullimit rrugor ka vendosur rreth 60 mijë. Pra, Policët e Erion Velisë që kanë një përgjegjësi të kufizuar lidhur me problemet e transportit rrugor dhe rregullimit të trafikut me ‘zellin e tyre’ të shfrenuar i kane goditur qytetarët shumë herë më tepër sesa Policia Rrugore, që është dhe autoriteti më i lartë i përgjegjësisë për qarkullimin rrugor në Tiranë dhe të gjithë vendin”, shprehet Mehmetaj.

Mehmetaj shton se ndonëse qytetarët po përballen me pasojat e jashtëzakonshme që la më parë pandemia dhe tani rritje e frikshme e çmimeve, i duhet që të përballet edhe me gjobat e bashkisë, për parkim të gabuar.

Gjithashtu, LSI i kërkon Bashkisë të përgjysmojë në mënyrë të menjëhershme tarifat e parkimit që aplikohen gjatë ditës për të mos vazhduar më tej, dhe kthyer Policinë Bashkiake në një trupë të urryer.

Etiketa: gjobaLSIshoferevend parkimi

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Lufta në Ukrainë/ Putin: Bombardimet do të marrin fund kur…

Lufta në Ukrainë/ Putin: Bombardimet do të marrin fund kur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com