GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i PD: Manastirliu po bën masakër me emërimet politike në fushatë elektorale

14:38 - 01/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Denoncimi i PD: Manastirliu po bën masakër me emërimet politike në fushatë elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula kërkoi sot nga KLSH dhe KQZ të verifikojnë shkeljet e emërimeve politike në arsim.

Ajo deklaroi se, “ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njëkohësisht drejtuese politike e PS e qarkut të Tiranës, po bën masakër me emërimet politike gjatë fushatës elektorale”.

“Ditët e fundit Partia Demokratike ka marrë denoncime lidhur me emërimet në DRAP-et dhe ZVA-të në të gjithë vendin”, tha Suka në një deklaratë për mediet.

“Menjëherë pas riorganizimit të DRAP-ve, Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Korçë dhe AKAP-it (Agjencia Kombëtare të Arsimit Parauniversitar), këto institucione jetike për arsimin u kthyen në vatra politike personash të paaftë profesionalisht, që emërohen nga kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Të gjitha këto emërime dhe strukturime bëhen pa transparencë, pa shpallje publike në faqet zyrtare të institucioneve, pa konkurs, pa meritokraci, pa asnjë procedurë rekrutimi, por vetëm me një kërkesë personale me shkrim pranë AKAP-it,” u shpreh ajo.

Sula theksoi se, “Partia Demokratike po ndjek hap pas hapi çdo shkelje të urdhëruar nga Manastirliu dhe të ndërmarrë qorrazi nga vartësit e saj”.

“Partia Demokratike i bën thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të verifikojnë të gjitha këto shkelje për të ndaluar masakrën e emërimeve politike në arsim,” u shpreh Sula.

Etiketa: FushateOgerta ManastirliuPD

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Para
“Sa ka shpenzuar Rama në New York?” Këlliçi zbulon shumën: Gati padia e re për SPAK

Denoncimi i PD/ Këlliçi: Prova të reja në SPAK për korrupsionin 50 mln eurosh për tbaxhanakun e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com