GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i PD-së: Porti ushtarak i NATO-s fsheh aferën më të madhe korruptive të Ramës

11:29 - 12/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i PD-së: Porti ushtarak i NATO-s fsheh aferën më të madhe korruptive të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike përmes një deklarate ka denoncuar se në portin ushtarak në Porto Romano, fshihet një aferë e madhe korruptive. Sipas PD-së, në nismën e qeverisë për ndërtimin e një porti ushtarak në Porto Romano tentohet spostimi i portit ekzistues tregtar, ushtarak dhe mijëra vjeçar të Durrësit.

“Këto ditë Edi Rama ka deklaruar, në mënyrë të përsëritur, se NATO ka treguar interes për të ndërtuar në Porto Romano një port ushtarak.

Partia Demokratike deklaron se, ka mbështetur dhe mbështet plotësisht bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me Nato-n, si vend anëtar i saj, dhe çdo projekt, në det, tokë dhe ajër, që i nevojitet Aleancës së Atlanikut të Veriut në territorin e Shqipërisë.

Ne, gjithashtu, informojmë NATO-n se, prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos të Edi Ramës, fshihet njëra nga aferat më të mëdha korruptive të kohës: Spostimi i portit ekzistues tregtar dhe ushtarak mijëra vjeçar të Durrësit për në Porto Romano.

1-Ky spostim bëhet pas një marrëveshje të Edi Ramës me El Amar, president i një kompanie në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’i dhënë kësaj kompanie, në kundërshtim me çdo rregull, 1 milion metra katror territor të portit ekzistues të Durrësit. Sipas Ramës ky do të jetë truall për ndërtime si në Dubai City. Kjo marrëveshje, në të cilën dyshohet se kryeministri, dhe politikanë të tjerë shqiptarë, kanë interesa direkte, është jotransparente dhe korruptive.

2- Gjendja aktuale e forcave të armatosura të Shqipërisë ka probleme tejet serioze, të cila lidhen para së gjithash me pagat e ulëta të ushtarakëve, mos investimin në infrastrukturë dhe buxhetin tejet të ulët të kësaj qeverie për ushtrinë. Kjo në kundërshtim me standardet e NATO-s.

3- Edi Rama ka një qëndrim të hapur antidemokratik ndaj lirisë së shtypit, të padenjë për kryeministrin dhe qeverinë e një vendi anëtar të NATO-s. Organizatat më prestigjioze të lirisë së medias, kanë dënuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin e tij. OSBE ka theksuar në një deklaratë të para pak ditëve se liria e medias është e lidhur direkt me sigurinë. Pozicioni i Shqipërisë sa i takon medias është përkeqësuar vitin e fundit me 20 vende.

4 – Shqipëria është sot njëri nga prodhuesit kryesor të kanabisit në botë. Sivjet parakaloi në prodhimin dhe trafikun e kësaj droge, Indinë dhe Iranin. Perveç kësaj, Shqipëria është rrugë kryesore e trafikut të heroinës nga lindja drejt Europës. Ajo po bëhet çdo ditë e më shumë qendër e rëndësishme e trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Pavarësisht nga kjo gjendje tejet problemetike me prodhimin dhe trafikimin e drogës, Edi Rama ka përgatitur dy ligje të rrezikshme për vendin:

-Ligjin për legalizimin e kanabisit, gjoja për qëllime mjekësore, dhe;
-Ligjin për amnistinë fiskale, për legalizimin kryesisht të parave të drogës dhe krimit, me të cilat ai përkeqëson edhe më tej problematikat e lidhura me drogën dhe trafikun e saj dhe rrezikon sigurinë e Shqipërisë dhe të Aleancës, për shkak të bashkëpunimit potencial të grupeve te trafikantëve me grupet terroriste.

Partia Demokratike shpreh edhe një herë, mbështetjen e plotë për Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me të.”-shprehet PD, përmes zëdhënëses Florjana Garo.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve

13:59 - 13/04/26
Antimitingu në mbështetje të Veliajt, Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit
Aktualitet

Berisha uron kryeministrin e ri të Hungarisë: Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat

12:41 - 13/04/26
Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari
Aktualitet

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

12:15 - 13/04/26
Para
Stresi me superlativa për Noizyn: Nuk ka lidhje fare me…

Stresi me superlativa për Noizyn: Nuk ka lidhje fare me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë
Aktualitet

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

14:11 - 13/04/26

Në lagjen “Kostandin Shpataraku” në Shkozë, një rrugë e përfunduar vetëm një vit më parë sot është kthyer në simbol...

Lexo më shumë
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve

13:59 - 13/04/26
Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

13:36 - 13/04/26
Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete

Aksident në rrethrrotullimin e Bathores në Kamëz, përplasen disa automjete

13:30 - 13/04/26
Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën

Grevë e transportuesve! Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën

12:56 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com