GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i PD: Si Qeveria po u mohon pronësinë qytetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i PD: Si Qeveria po u mohon pronësinë qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike denoncon një tjetër rast të shkeljes së ligjit nga shteti shqiptar, ku familja Sylari, pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, vazhdon t’i mohohet e drejta e pronësisë.

Në vitin 2007, ata lidhën një marrëveshje me sipërmarrësin Ergest Krakulli, por shteti ka refuzuar të regjistrojë pronën e tyre prej 67.1 m², edhe pse kjo është konfirmuar nga gjykatat.

PD akuzon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe organet shtetërore për shkelje të ligjit dhe favorizim të interesave të lidhura me pushtetin. Sipas PD, ky rast tregon se shteti vazhdon të mohojë të drejtat e qytetarëve, duke injoruar vendimet e drejtësisë. PD premton se kjo padrejtësi do të marrë fund pas 11 majit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në vitin 2007 familja Sylari në cilësinë e pronarit të truallit ka lidhur akt marrëveshjen me sipërmarrësin Ergest Krakulli etj, për ndërtimin e një objekti në të cilin pronarët e truallit do të përfitonin ambjente banimi në total 810 m2 në pasurinë nr.18/199, zona kadastrale 8571, lagjia Kongresi, qyteti Lushnjë.

Në shkelje të kësaj akt marrëveshjeje, pronarëve të truallit ju mohua e drejta e pronësisë për sipërfaqen prej 67.1 m2.

Për këtë ata paditën në gjykatë sipërmarrësin dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me anë të vendimit nr.362 datë 5 Qershor 2017 vendosi pranimin plotësisht të kërkesë padisë dhe detyrimin e sipërmarrësit Ergest Krakulli etj të dorëzojnë sip 67.1 m2 te paditësit.

Gjykata e Apelit Vlorë i ka dhënë formë të prerë këtij gjykimi duke lënë në fuqi këtë të drejtë të paditësve më anë të vendimit të saj nr.251 datë 26 Tetor 2022.

Megjithatë se gjykata ka gjetur si të paligjshme veprimet e sipërmarrësit duke mohuar sipërfaqen 67.1 m2 që i takon pronarëve të truallit sipas akt marrëveshjes, këta të fundit dëshmuan se nuk kanë mundur të ekzekutojnë vendimin për të njohur pronësinë edhe për këta metra katrorë të mohuara.

Për këtë padrejtësi janë me dije organet shtetërore konkretisht Agjencia Shtetërore e Kadastrës, zyra Qendrore e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Po çfarë e detyron shtetin shqiptar t’u mohojë pronësinë që u takon qytetarëve kur për këtë disponojnë edhe vendim gjyqësor të formës së prerë?

Pse shteti vetë shkel ligjin me të dyja këmbët?

A ndodh kjo në rastin konkret duke qenë se sipërmarrësi Ergest Krakulli është mbështetur nga Taulant Balla dhe ka mbajtur statusin e kreut të PS në Lushnjë?

Partia Demokratike dënon me forcë këtë padrejtësi dhe apelon organet respektive të njohin pronësinë e mohuar për pronarët legjitimë të cilët rropaten gjykatave me vite të tëra për të vërtetuar të drejtën e tyre e si përfundim vetë shteti ja mohon këtë të drejtë. Sigurojmë shqiptarët se këto marrin fund në 12 Maj.

Bashkë t’u rikthejmë Shqipërinë shqiptarëve …

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime
Aktualitet

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar
Aktualitet

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Para
Gerond Meçe merr 4 miliardë lekë nga Karçanaj dhe nuk paguan sigurimet e punonjësve

Gerond Meçe merr 4 miliardë lekë nga Karçanaj dhe nuk paguan sigurimet e punonjësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime
Aktualitet

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

17:15 - 11/09/26

Në Gjykatën e Vlorës po vijon bojkoti, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa shërbime prej ditësh. Kjo ka krijuar një kolpas,...

Lexo më shumë
Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com