GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi i tenderit 320 mln lekë, KPP justifikon shpenzimet marramendëse të KQZ

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Projektet e përgatitjes për zgjedhjet vendore janë denoncuar njeri pas tjetrit për shkak të shkeljeve të shumta.

Projektet e përgatitjes për zgjedhjet vendore janë denoncuar njeri pas tjetrit për shkak të shkeljeve të shumta.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektet e përgatitjes për zgjedhjet vendore janë denoncuar njeri pas tjetrit për shkak të shkeljeve të shumta. Por kanë mbetur edhe vetëm 2 muaj nga momenti kur do të zhvillohet votomi për kryebashkiak. Dhe KPP po mundohet të justifikojë abuzimet e Ilirjan Celibashit. Kujtojmë se më datë 6 shkurt 2023, në Komisionin e Prokurimeve Publike është bërë një denoncim për prokurimin me objekt “Dhoma të fshehta dhe kuti kartoni”.

Tenderi është denoncuar nga firma Dynamicx GROUP për shkelje të ligjit të prokurimeve dhe bëhet fjalë për 320 milionë lekë që po vihen në dyshim për abuzime nga Celibashi. Ankimuesi shprehet se KQZ ka kërkuar që operatorët të kenë në dispozicion një makineri parapërgatitje CTP. Që në fakt nuk do të hyjë në punë, pasi shtypja e kutive të kartonëve nuk bëhet me këtë format.

Kështu ankimuesi kërkon që të hiqet kjo pikë nga dokumentet e tenderit dhe të vihen kritere për makineri të tjera që përdoren gjithmonë për këto raste. Ndërkohë ngrihen dyshimet se KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, ka vendosur kushtin mbi makinerinë e mësipërme si kriter. Pasi ka gjasa që atë ta posedojë ndonjë firmë e paravendosur për t’i marrë këto para. Duhet të theksojmë se kjo ishte ankesa e shtatë e bërë brenda 10 ditësh për tenderët e KQZ për zgjedhje.

 

Shmanget KPP

Sipas KPP, denoncuesi ankohet për kriteret e shtuara në këtë prokurim. Por, KPP nuk mund të ndërhyjë, pasi i takon vetë KQZ-së të rregullojë përcaktimin e kritereve për tenderin përkatës.

“Në rastin konkret, KPP gjykon, se objekti i ankesës së operatorit ekonomik ankimues nuk lidhet me kundërshtimin e një vendimi të shprehur nga ana e autoritetit kontraktor. Por mbi shtimin e kritereve të kualifikimit në një procedurë prokurimi. Pasi përcaktimi i kritereve të kualifikimit sipas kërkesës nga ankimuesi. Për sa kohë që autoriteti kontraktor nuk ka gjykuar të vendosë kriteret e kualifikimit sipas propozimit të operatorit.  KPP në asnjë rast nuk mund të marrë kompetencat e autoritetit kontraktor të shtojë kritere kualifikimi në një procedurë të prokurimit publik”, thekson KPP.

Por, nuk ka bërë asnjë vlerësim nëse këto kritere të shtuara cungojnë garën dhe pengojnë konkurrencën e lirë për këtë tender. Në një farë mënyrë KPP i shmanget punëve të Ilirjan Celibashit. Sepse në të kundërt ai do ta ketë të vështirë të arrijë sipas ligjit çdo gjë që duhet të jetë gati procesi zgjedhor.  Madje, KPP nuk ka marrë asnjë masë. Edhe pse sikur e theksuam më lartë ankesat kanë vërshuar në këto javë ndaj KQZ.

Lexo edhe: Krimet Zgjedhore/ KQZ bën apel: Kujdes! Ja dënimet në çdo rast

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: dhome e fshehte votimiKPPKQZvendimZgjedhje

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Dialogu Kosovë-Serbi, Hill: Procesi i Brukselit nuk mund…

Dialogu Kosovë-Serbi, Hill: Procesi i Brukselit nuk mund...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26

Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para deputetëve të Partisë...

Lexo më shumë
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com