GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Ja provat e reja që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD

12:28 - 29/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi: Ja provat e reja që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklarata para mediave. Vangjeli gjatë fjalës së saj ka paraqitur dokumente dhe foto që sipas saj, dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD dhe mënjanimin me çdo kusht të Sali Berishës.

Ajo më tej tha se Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”. Sipas saj, në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së Neë Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.

Vangjeli më tej shtoi se pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit. Ajo tha se në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njoftoi shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.

Deklarata e plotë e Vangjelit:

Në vitin 2018 Edi Rama ka përdorur 2 VKM të sigluara “Sekret”, njëra prej të cilave me nr.308, e datës 23 maj, “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG” për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë” në vlerën 375 mijë euro.

Megjithëse KLSh në raportin auditues të vitit 2018 lidhur me zbatimin e buxhetit të shtetit ka gjetur shkelje për përdorimin e fondeve rezervë, mangësi në dokumentacion, mungesë relacionesh shpjeguese, dhe preventiva të shërbimeve në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimit standard të zbatimit të tij, “ERNST & YOUNG” në 07 maj 2019 përfiton pagesën prej 375 mijë euro nga MF për shërbimin e konsulencës. Gjatë ceremonisë të mbajtur në KM në Maj 2018 për nënshkrimin e kësaj kontrate, përfaqësuesi i Ernst & Young z. Louis Bladel tha:

“Unë jam Louis Bladel dhe jam përfaqësues i Ernst & Young në SHBA. Përpara se të isha këtu, kam patur pozicione drejtuese në FBI. U bashkova me Ernst & Young me dëshirën time për t’u marrë me vendet dhe korporatat në luftën kundër korrupsionit si një çështje mjaft e ndjeshme. Në Ernst & Young unë punoj në shërbimet kundër mashtrimit. Kur u kontaktuam nga z Rama sollëm një ekip të përbashkët nga Gjermania për të punuar me shqiptarët në këtë Task-Forcë në luftën kundër korrupsionit”…

Sjellim në vemendjen tuaj, se emri i Louis Bladel, doli në akt-akuzën amerikane ndaj ish shefit të zbulimit të FBI-së New York, Charles McGonigal, i cili pranoi fajësinë se hetoi në kundershtim me ligjin e një partie shqiptare që nuk ishte e kryeministrit Rama. Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”. Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së Neë Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.

Pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit. Kështu, në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njofton shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj. Ernst & Young Albania shpk me origjinë të kapitalit 99% kompaninë qipriote Ernst & Young Southeast Europe Public Limited dhe 1% kompaninë serbe Ernst & Young Beograd.

Por, kjo kompani është pjesë e rrjetit global të Ernst & Young Global Limited, kompania kontraktore e konsulencës sipas VKM nr.308, datë 23 maj 2018. Edi Rama nuk ka harruar planin e punës së diskutuar në darkën sekrete me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 Mars (konfirmuar nga eksperti kanadez Stephen Mclntyre). Vetëm pak javë më vonë, Bladel erdhi në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Këto janë prova të reja për marifete të vjetra, dhe dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike dhe mënjanimin me çdo kusht të liderit historik të saj, Prof. Dr. Sali Berisha. Fakti se kryetari i PD është në arrest politik pa asnjë provë dhe fakt prej 180 ditësh është shembull ekselent i kësaj.

Etiketa: Edi RamaPD

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Jeton Lami ‘besnik’ ndaj Ervis Martinajt, nuk flet për asgjë

Shoqëroi Ervis Martinajn, Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin me 2 vite e 10 muaj burg të Jeton Lamit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com