GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi në KPP/ Ulsi Manja firmos 613 mln lekë për reçel dhe erëza për Burgjet

12:56 - 11/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi në KPP/ Ulsi Manja firmos 613 mln lekë për reçel dhe erëza për Burgjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vjet pas shkarkimit të Agim Ismailit, Drejtoria e Burgjeve iu është rikthyer skandaleve dhe aferave me fondet e përcaktuara për të burgosurit. Pasuesi i tij, Admir Abrija, që gëzon mbështetjen e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, u është futur me kokë tenderëve. Së fundi Drejtori i Burgjeve, Admir Abrija, ka zhvilluar një tender me vlerë 613 milionë lekë për të blerë reçel dhe erëza për burgjet. Ky tender sigurisht ka marrë dhe konfirmimin e Manjës, i cili me sa duket nuk i ka parë shkeljet që janë bërë.

Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Blerje artikuj ushqime bazë thjerrëza, erëza dhe reçel”, të zhvilluar me datë 7 mars të këtij viti. Denoncuesi është Operatori ekonomik “Nelsa” SHPK. Ndërsa fituesi i tenderit është Operatori ekonomik “Teuta Durrës shpk”.

Ankimuesi shprehet se firma fituese ka shumë mangësi në dokumentacion, por sërish është shpallur fituese. Ndërsa komisioni i prokurimit pretendon se operatori Nelsa SHPK nuk ka dorëzuar deklaratat që tregojnë gjendjen financiare, pagesën e detyrimeve, si dhe deklaratën për punë të mëparshme të ngjashme.

Ndërkohë, në denoncimin e bërë ngrihen dyshime se fituesi ka konflikte interesi, por që edhe në këtë rast nuk është bërë asnjë deklaratë që mund të vërtetojë të kundërtën. Pavarësisht këtyre mungesave të theksuar dokumentacioni, Admir Abrija shpalli fituese “Teuta Durrës shpk”.  Kështu 613 milionë lekë u zhdukën në shkelje të ligjit për reçel dhe erëza.

Tenderi është denoncuar në KPP me datë 7 prill 2023 dhe KPP nuk ka marrë ende një vendim. Nuk janë të pakta rastet kur komisioni përpiqet të fsheh shkeljet dhe të mbulojë abuzimet e zyrtarëve. Madje edhe Drejtoria e Burgjeve është toleruar shumë herë nga KPP, megjithëse është një institucionet që shpërdoron në masë fondet për ushqimin e të burgosurve.

200 mijë euro fruta dhe perime

Sa për ilustrim të abuzimeve mund të sjellim faktin se  në shkurt 2023, Abrija kishte zhvilluar një tjetër tender me objekt “Blerje fruta-perime për nevojat emergjente të DPB”. Për këtë tender ishte akorduar fondi me vlerë 200 mijë euro.

Edhe ky tender kishte në listën e ushqimeve reçel, vezë, erëza. Dhe në këtë pikë nuk arrijmë ta kuptojmë pse u zhvillua tenderi më sipër për të blerë sërish reçel?! Vallë vetëm me reçel i ushqejnë të burgosurit në vend?!

Pyetje nga më të ndryshmet lindin në këtë pikë, duke marrë parasysh se në total, në 2 muaj janë dhënë 800 mijë euro për të blerë reçel dhe erëza. Me këto para mund të bliheshin ushqime të tjera bazë për të gjithë vitin për të burgosurit.

Ndërkohë, shtojmë këtu faktin se tenderi është marrë nga “DAJTI PARK 2007” që është në pronësi të Lulzim Qefalisë, vëllait të deputetit socialist Xhemal Qefalia. Kjo na sjellë në mendje se denoncimi i “Nelsa” SHPK qëndron dhe se KPP duhet të bëjë vlerësimin në detaj për çdo dokument të “Teuta shpk”, sepse Abrija i paska bërë rrugë këto lloj prokurimesh që i jep në konflikt interesi.

Lexo edhe: Manja: Opozita e ka zili Portin e Durrësit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimburgjeerezareceltenderUlsi Manja

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Theu masën e arrestit, çfarë i gjeti policia në banesë

Theu masën e arrestit, çfarë i gjeti policia në banesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër,...

Lexo më shumë
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com