GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi në KPP, tenderi “mban erë”/ Veliaj do të blejë 400 mln lekë banjo publike

16:26 - 21/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi në KPP, tenderi “mban erë”/ Veliaj do të blejë 400 mln lekë banjo publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Veliaj shpik situata emergjente për të përvetësuar fondet e bashkisë në bashkëpunim me biznesmenë të privilegjuar. Pak javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës ka parashikuar një “katastrofë” hidro santitare që do t’i ndodhë kryeqytetit. Kështu, Veliaj ka shpallur tender me objekt “Blerje kontejnerë për përballimin e situatave emergjente”. Vlera e Fondit Limit të tenderit është 412 Milionë Lekë pa TVSH.

Dhe sikur shohim në dokumente, një pjesë do të jenë kontejnerë për magazinim dhe pjesa tjetër do të jenë kontejnerë që shërbejnë si banjo publike. Epo të shpenzosh 412 milionë lekë për banjo janë shumë! Ky tender është një tallje me taksapaguesit kryeqytetas.

Tenderi është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Ankesa është dorëzuar me datë 12 maj 2023 nga firma “GREENPANEL”, me administrator Amarildo Shaholli.

Ankimuesi shprehet se Bashkia Tiranë, si autoritet kontraktor, ka vendosur kritere të panevojshme dhe që pengojnë operatorët në garë. Konkretisht, në denoncim thuhet se janë absurde disa nga certifikatat që kërkohen për automjetet me të cilat firma do të bëjë transportin e kontejnerëve, për aq kohë sa përmbushen kriteret për materialin që do të dorëzohet.

Gjithashtu, në formularë thuhet që operatorët duhet të posedojë 3 shoferë dhe të paraqesin për gjithsecilin dokumentet e duhura të lëvizjes dhe ato të aftësisë për të drejtuar mjetet.

Ankimuesi vlerëson që duke marrë parasysh se fokusi bazë i tenderit është furnizimi me ato kontejnerë banjo, këto kritere nuk janë të nevojshme.

Sakaq, vihet re se sot ka qenë afati i fundit për ofertat dhe Veliaj do të shpallte fituesin, por nuk e dimë se çdo të vendos KPP pas këtij denoncimi. Shpresojmë këtë herë të shoh në detaje ankesën dhe të mos bëhet shkak për të shtuar barrierat që pengojnë konkurrencën e lirë dhe ankesat në rast abuzimesh.

Gjithashtu, i sjellim në vëmendje KPP që të shohë edhe njëherë këtë çështjen e fondit limit, se po ikin gati gjysmë miliard lekë për banjo. Dhe shpenzime të tilla Veliaj i bën çdo vit. Për 26 kontejnerë të ngjashëm ai ka shpenzuar 216 milionë lekë në vitin 2021. SPAK të zgjohet se bashkia po mban erë!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: banjo publikeErion Veliajtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Tronditet Italia, lojtari humbi ndjenjat në fushë. Ndërron jetë

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar
Breaking Views

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar

22:55 - 06/02/26

Shqipëria, e cila do përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore të ‘Milano Cortinës 2026’ me katër skiatorë, ka bërë parakalimin e...

Lexo më shumë
Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com