GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi/ Policia greke dhunon të riun shqiptar, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi/ Policia greke dhunon të riun shqiptar, ndodhet në gjendje të rëndë në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 31 tetorit në zonën e “Agios Fanourios” në Greqi, ku një i ri shqiptar, Kristian Mitsi, ka përfunduar në gjendje të rëndë pas një ndalimi të dhunshëm nga policia.

Sipas dëshmive të një miku që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, rreth orës 20:30, dy efektivë policie ndaluan Mitsin për mungesë dokumentesh dhe e trajtuan me dhunë ekstreme. “E kapën me forcë, e goditën dhe e keqtrajtuan para syve të mi,” rrëfen shoku i tij në një mesazh denoncues dërguar redaksisë së JOQ.

Më pas, i riu u dërgua në komisariatin e “Agios Fanourios”, ku sipas dëshmitarit, dhuna ka vazhduar edhe brenda ambienteve të policisë. Pak orë më vonë, Kristian Mitsi u transportua me ambulancë në spital, në gjendje shumë të rëndë  me fraktura në nofull, dhëmbë të thyer dhe plagë të shumta në kokë e trup.

Policia greke pretendon se i riu “është vetëdëmtuar”, por dëshmitarët dhe familjarët e tij e mohojnë kategorikisht këtë version. Ata kërkojnë publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, të cilat autoritetet refuzojnë t’i bëjnë publike pa urdhër gjykate.

“Më thanë se gjithçka ishte në rregull, por kur u ktheva pas një ore, pashë ambulancën që e çonte në spital. Ai më tha: ‘Vëlla, më kanë rrahur, më kanë bërë copa, më del gjak nga veshët,’” tregon shoku i Kristianit.

Familjarët dhe miqtë e tij kërkojnë hetim të plotë dhe drejtësi për atë që e konsiderojnë një akt brutal dhune policore me motive diskriminuese ndaj një të riu shqiptar pa dokumente.

Etiketa: Greqi

Lajme të lidhura

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26
Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”
Aktualitet

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26
Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë
Aktualitet

Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

08:21 - 22/10/26
Para
Siria drejt bashkëpunimit me SHBA? Presidenti Sharaa do të zhvillojë vizitë zyrtare në nëntor

Siria drejt bashkëpunimit me SHBA? Presidenti Sharaa do të zhvillojë vizitë zyrtare në nëntor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar përkohësisht...

Lexo më shumë
Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26
Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

08:21 - 22/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 22/10/26
Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com