GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Veliaj me pasuri të fshehur te “Square 21” i Armand Lilos

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi: Veliaj me pasuri të fshehur te “Square 21” i Armand Lilos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi denoncoi publikisht këtë të mërkurë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka pasuri të fshehura te kompleksi “Square 21”, ndërtuar nga firma “ARLIS” e Armand Lilos.

Këlliçi kujtoi depozitimin e dokumenteve në SPAK që sipas tij, tregojnë se “ARLIS”, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë grabitur mijëra metra katrorë tokë publike, në të cilën është ndërtuar kompleksi “Square 21” – që shtrihet në zonën e 21 Dhjetorit, në kryeqytet.

“Më 3 nëntor it 2023, me shkresën nr. prot. 271, i kam përcjellë zyrtarisht informacion z. Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin ‘Square 21’. Në atë informacion zyrtar, kemi vënë në dijeni SPAK-un se shtetasi Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi ‘Square 21’”, tha Këlliçi në një deklaratë nga selia blu.

“Leja e jashtëligjshme, i përfshirë dhe Fatmir Xhafaj”

Më tej gjatë fjalës së tij, Këlliçi tha se leja e ndërtimit për projektin u firmos nga Veliaj në kundërshtim dhe ligjin. Këlliçi akuzoi se i përfshirë në aferë është dhe ish-ministri dhe aktualisht deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

“Erion Veliaj, ka miratuar lejen e ndërtimit për atë projekt, pa patur asnjë tagër ligjor mbi këtë pronë publike. Disa muaj më vonë, Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, është munduar të mbulojë këtë paligjshmëri për të shpëtuar nga prangat kryebashkiakun e Tiranës. Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi përveç 5.000 metrave katrorë pronë publike, i dha të drejtën kësaj kompanie, të shembte godinat ku ushtronin detyrat e tyre Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, për të ngritur përbindësha të rinj betoni shumëkatësh në zemër të Tiranës”, tha anëtari i kryesisë së PD-së.

“Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga kjo foltore, ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv. Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka fallsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milionë euro kosto për depozitimin e dherave”, shtoi.

“Veliaj asete te kompleksi “Square 21”

Më tej, ai akuzoi se Erion Veliaj është pronar i fshehtë në kompleksin “Square 21” dhe i bëri apel Prokurorisë së Posaçme të marrë veprime lidhur me çështjen.

“Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është: A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë? A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”? I bëjmë thirrje sërish SPAK, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks”, tha Këlliçi.

Etiketa: ArlisArlis NdertimArmand LiloBelind KelliciErion VeliajFatmir XhafajKryesore1PDSqaure 21

Lajme të lidhura

“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme
Aktualitet

Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit

14:20 - 28/08/26
Lumi Seman në Fier del nga shtrati, përmbyten tokat në Suk, Imësht e Seman
Aktualitet

Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

14:01 - 28/08/26
Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)
Aktualitet

Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)

13:57 - 28/08/26
Para
U pickua nga bletët, humb jetën 63-vjeçari në Gramsh

Sherr mes dy të miturve në një shkollë 9-vjeçari në Tiranë, njëri përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League
Sport

Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League

15:04 - 28/08/26

Një mbrëmje për t’u harruar për Trabzonsporin, që u eliminua në mënyrë të hidhur nga Europa League pas humbjes së...

Lexo më shumë
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

14:44 - 28/08/26
“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme

Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit

14:20 - 28/08/26
Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

14:09 - 28/08/26
Lumi Seman në Fier del nga shtrati, përmbyten tokat në Suk, Imësht e Seman

Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

14:01 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com