GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi: Veliaj miliona euro tenderë burrit të zyrtares së tij

11:20 - 03/08/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Betonizimi i Tiranës/ Shtohen lejet e ndërtimit në kryeqytet, bien në rang kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja anti-korrupsion në PD, Genta Vangjeli denoncoi sot nga selia blu se një tjetër vjedhje ka hedhur rrënjë në bashkinë Tiranë, pasi Erion Veliaj i ka dhënë tendera të shumtë burrit të zyrtares së tij.

Sipas Vangjelit, burri i Besjona Dede Mehmetaj, Lulëzim Mehmetaj ka përfituar shumë tenderë nëpërmjet firmës së tij “StarTek shpk”.

Vangjeli ka renditur edhe tenderët Mehmetaj ka përfituar nga Veliaj.

Deklarata e plotë: 

Prej 19 javësh opozita proteston në dyert e blinduara të bashkisë Tiranë dhe përballë një kryebashkiaku të veshur me antiplumb.

Dyert e bashkisë do t’ja rrëzojmë për t’i hapur rrugë popullit, ndërsa antiplumbin ta gëzojë si dhuratë nga ata që ka frikë.

Ajo që e shqetëson Partinë Demokratike nuk janë masat mbrojtëse të Veliajt, por përmasat që marrin vjedhjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Njollën e tyre nuk e fsheh dot asnjë antiplumb dhe derë e blinduar. Një tjetër vjedhje ka hedhur rrënjë në bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për punonjësen me funksione të ndryshme në kohë të Erjon Veliajt, Besjona Dede Mehmetaj, që me firmën e Veliajt përfitoi kontrata publike me anë të subjektit. Tregtar StarTek shpk në pronësi të bashkëshortit të saj Lulëzim Mehmetaj në të cilën ka rezultuar më parë edhe vetë ajo si e punësuar, konkretisht:

Në 8 Shkurt 2016 kontratën për tenderin që i kushtoi qytetarëve 80 ditë protesta me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro sëbashku me shtesën e kontratës të lidhur më 04.08.2017; të cilat përfshinin edhe trenin për fëmijë që sipas qytetarëve nuk është vendosur në punë ndonjëherë edhe pse u prenë pemë për këtë qëllim.

Në 5 Shkurt 2018 kontrata me UKT Tiranë me objekt: “Furnizimi me ujë dhe rrjet Kanalizimi për objektin: Rehabilitimi i vendbanimeve të Komunitetit Rome” me vlerë rreth 77 mijë euro lidhur me bashkim operatorësh pjesë e të cilëve ishte edhe kompania ( Star-Tek Shpk).

Në zbatim të VKB VKB 53 dt: 26:4/2018 Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat të cilët kërkojnë të lidhin  marrëveshje sipërmarrje/shkëmbimi me Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e pasurive në pronësi të saj, “Startek”shpk e bashkëshortit të Besjona Dede Mehmetaj  lidhi kontratën si sipërmarrës për një pronë publike me firmën e Erion Veliajt.

Startek”shpk e bashkëshortit ( Lulëzim Mehmetaj )të punonjëses së Veliajt Besjona Dede Mehmetaj është miratuar nga Edi Rama  me anë të vendimit 2/3 dt 2.9.2019 dhe mban statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit me potencial strategjik “Dhërmi Resort“ në një sipërfaqe totale prej 133.000 m2 në Zonën Kadastrale Nr. 1481, Himarë, vlera e investimit 13.7 milion euro.

Por qokat nuk mbaruan këtu…

Si mund të mos përfshinte në pazaret e tij Erjon Veliaj bashkëshortin e punonjëses së tij në procesin e rindërtimit…

Prandaj në 23 Tetor 2020 ata lidhën kontratën për tenderin e kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt : “Ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri” me vlerë të kontratës 5.6 mlion euro ose 99.9 % të fondit Limit.

Qyetarët e kanë kuptuar se kush është Erjon Veliaj dhe si i ka shpërdoruar ai takstat e tyre po SPAK a e ka kuptuar apo akoma do vijojë me arrestime punonjësish ndërsa nënshkrimi është  i Veliajt….

Etiketa: Erion VeliajKryesore1tender

Lajme të lidhura

Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale
Aktualitet

Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale

19:59 - 02/01/26
Aksident në Sarandë/ Përplasja e dy automjeteve në hyrje të qytetit, mbetet e plagosur një grua (EMRAT)
Aktualitet

Aksident në Sarandë/ Përplasja e dy automjeteve në hyrje të qytetit, mbetet e plagosur një grua (EMRAT)

19:30 - 02/01/26
Pogradec/ Lihet në burg 67-vjeçari, akuzohet për abuzim me të miturën
Aktualitet

Pogradec/ Lihet në burg 67-vjeçari, akuzohet për abuzim me të miturën

18:59 - 02/01/26
Para
Paris 2024/ Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet në raundin e parë, përfundon garën e 100 metrave në vendin e 2-të

Paris 2024/ Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet në raundin e parë, përfundon garën e 100 metrave në vendin e 2-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale
Aktualitet

Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale

19:59 - 02/01/26

Problemi themelor i politikës së jashtme për qeverinë gjermane u përmblodh së fundmi nga historiani dhe shkencëtari politik Herfried Minkler: “Idealizmi liberal...

Lexo më shumë
Aksident në Sarandë/ Përplasja e dy automjeteve në hyrje të qytetit, mbetet e plagosur një grua (EMRAT)

Aksident në Sarandë/ Përplasja e dy automjeteve në hyrje të qytetit, mbetet e plagosur një grua (EMRAT)

19:30 - 02/01/26
Pogradec/ Lihet në burg 67-vjeçari, akuzohet për abuzim me të miturën

Pogradec/ Lihet në burg 67-vjeçari, akuzohet për abuzim me të miturën

18:59 - 02/01/26
Asani dhe Mehmeti, shqiptarët e parë që gjejnë rrugën e rrjetës në vitin 2026

Asani dhe Mehmeti, shqiptarët e parë që gjejnë rrugën e rrjetës në vitin 2026

18:30 - 02/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com