GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet dy herë, plumbçet e Gent Gazhelit peshojnë 200 MLN lekë

13:15 - 11/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Këta dre(q)jtorët e Ramës e nxjerrin lekun edhe nga hiçi! Kreu Drejtorisë së Doganave, Genti Gazheli, ka gjetur tenderin e radhës

Këta dre(q)jtorët e Ramës e nxjerrin lekun edhe nga hiçi! Kreu Drejtorisë së Doganave, Genti Gazheli, ka gjetur tenderin e radhësg

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këta dre(q)jtorët e Ramës e nxjerrin lekun edhe nga hiçi! Kreu Drejtorisë së Doganave, Genti Gazheli, ka gjetur tenderin e radhës, përmes të cilit mund të xhirojë ca monedha si për fillim viti. Mbase do t’iu duket çudi, por Gazheli po abuzon me fondin për blerjen e plumbçeve për vulosje. Nëse mendoni që janë pak lekë, gaboheni, sepse kreu i Doganave e ka menduar mirë. Kështu, shifra që tenderi ka vënë në dispozicion është fondi limit prej 200 milionë lekë.

Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje plumbçe metalike, plumbçe plastike dhe tel lidhës për plumbosje”, me fond limit 20.833.164, 96 Lekë (pa TVSH), zhvilluar më datë 07.12.2023 nga autoriteti kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Por, ndërsa Gazheli kishte bërë planin që paratë të fillonin të shpërndaheshin tani në 2024, më datë 3 janar janë bërë 2 denoncime pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Një prej denoncimeve është dorëzuar nga firma “INPLY” SHPK në pronësi të Raship Çelos.  Ai pretendon se janë skualifikuar nga gara një pjesë e mirë ofertave, pa iu bërë më parë shqyrtimi nëse i përmbushin kriteret apo jo.

Të paktën këtë gjë e kërkon ligji mbi prokurimet, por Gazheli dhe komisioni i rij e ka anashkaluar.

Prandaj ankimuesi kërkon që të anulohet procedura dhe Gazheli të bëjë rishikimin e të gjitha ofertave, që në fund fituesi të zgjidhet përmes një gare të rregullt. Por, këtë kërkesë Drejtoria e Doganave nuk e ka marrë parasysh, prandaj ankimuesi është drejtuar në KPP. Tani pritet vendimi i kësaj të fundit mbi këtë çështje.

Tjetër denoncim:

Po, teksa KPP nuk ka marrë akoma në dorë ankesën e parë, një tjetër denoncim është dërguar disa orë më vonë nga firma  “FARMA NET ALBANIA” SHPK. Edhe kjo kompani kërkon që procedura të anulohet, sepse komisioni vlerësimit të ofertave ka skualifikuar në kundërshtim me ligjin 4 kompani, përfshirë edhe ankimuesin.

“FARMA NET ALBANIA” SHPK pretendon se në tender vendosen kritere diskriminuese, të hartuar për një kompani të vetme,

çka sjellë skualifikim e ofertave të tjera edhe pse janë më ekonomike.

“Nga shqyrtimi paraprak i ankesës, u konstatua se objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “FARMA NET ALBANIA” SHPK SHPK, me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi shtim të arsyeve të skualifikimit të ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomikë “TRINITY TRADE COMPANY” SHPK, “LUAR Bross” SHPK dhe “INPLY” SHPK , të cilët nuk përmbushin kriteret e vendosura për kualifikim nga autoriteti kontraktor, në procedurën e prokurimit të sipërcituar”, thuhet në deklaratën e KPP që shpjegon denoncimin e bërë.

Tani të shohim vendimet e Jonaid Myzyrit të KPP-së! A do ta mundet ky komision epror ta nxjerrë lart plumbçen e zhytur në korrupsion nga Gazheli i Doganave? Nëse bëhen pak më të guximshme, këta biznesmenë mund ta bëjnë denoncimin e radhës në SPAK, ku dre(q)jtori të japë llogari për shkelje të barazisë nëpër tenderë!

Lexo edhe: Genti Gazheli zhyt Doganat në borxhe, ja si u krijua detyrimi 46 miliardë lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDrejtoria e DoganaveGent Gazhelitender

Lajme të lidhura

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Para
Akuzohen për korrupsion, Gjykata lë në burg 2 efektivët e “Shqiponjave”

Forcat “Shqiponja” shpërndahen në Tiranë, disa të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve
Breaking Views

Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve

16:40 - 23/02/26

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet...

Lexo më shumë
Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera

Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera

16:27 - 23/02/26
Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com