GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Genti Gazheli zhyt Doganat në borxhe, ja si u krijua detyrimi 46 miliardë lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtor Genti Gazheli dhe vartësit e tij i kanë zhytur Doganat në borxhe. Megjithëse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përfton një buxhet të lartë

Drejtor Genti Gazheli dhe vartësit e tij i kanë zhytur Doganat në borxhe. Megjithëse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përfton një buxhet të lartë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtor Genti Gazheli dhe vartësit e tij i kanë zhytur Doganat në borxhe. Megjithëse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përfton një buxhet të lartë, Gazheli nuk shlyen detyrimet. Ky institucion ka 46,690,911, 000 lekë detyrime të papaguara. Kontrolli i Lartë i shtetit ka konstatuar se ky borxh po shtohet vit pas viti, vetëm në vitin 2022 ai është rritur me 9.7 miliardë lekë, çka do të thotë se deri në fund të këtij viti do ketë kaluar shifra mbi 46 miliardë lekë.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD), në fund të vitit 2022, rezulton një nivel borxhi doganor në shumën 46,690,911 mijë lekë, e përfaqësuar nga 4,858 raste, i cili rezulton gjithmonë në rritje, ku për vitin 2022 ka pësuar një rritje prej 979,324 mijë lekë, ose me 2,14%”, thuhet në raportin e KLSH.

Është e qartë që këto para do të vilen nga qytetarët shqiptarë, sepse Gazheli nga xhepi i tij nuk nxjerr asgjë, por nuk kuptohet pse lejohet të bëjë tendera dhe shpenzime pa shlyer këtë borxh.

Më tutje KLSH konstaton se Drejtoria e Doganave e ka fshehur këtë borxh, duke thelluar kështu skandalin dhe duke rritur riskun në buxhetin e shtetit. Borxhi konkret është 30 milionë lekë më shumë nga se ka raportuar Gazheli.

“Nga auditimi konstatohet një diferencë në borxhin doganor prej 3,101 mijë lekë më shumë se borxhi i raportuar nga ana e Drejtorisë së Planifikimit dhe Analizës së të Ardhurave, si rezultat i raportimit të gabuar nga ana e Degës Doganore Rinas”, thekson auditi.

58 milionë lekë humbje për të mbuluar shkelësit

Në raportin e fundit, KLSH shprehet se borxhi rritet për shkak se në raste shkeljesh, drejtoria e Hetimeve tek Doganat nuk aplikon masat ligjore ndaj abuzuesve, por vendos ndaj tyre masa më të lehta. Një mënyrë kjo për të favorizuar biznesmenët miq që kalojnë mallra në doganë pa paguar taksat.

Sipas KLSH në vitin e shkuar janë konstatuar 58 milionë lekë dëm nga Dogana vetëm se ka mbuluar shkelësit e ligjit.

“Ka rezultuar se në 75 raste të evidentuara si kontrabandë nga ana e Drejtorisë së Hetimit, gjatë konstatimit të shkeljes nga ana e kësaj Drejtorie nuk janë konsideruar edhe kundërvajtje me masë administrative në kundërshtim me përcaktimet e pikës 1 të nenit 259 dhe me nenet 260, 262, 268 dhe 274 të Ligjit nr.102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 3,750,000 lekë (50,000 lekë*75 raste). Pra, gjithsej kanë rezultuar të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën prej 5,837,317 lekë, nga veprimet dhe mosveprimet e Drejtorisë së Hetimit në DPD”, thuhet në raport.

 

82 milionë lekë për shkarkime të padrejta në 2022

Drejtoria e Doganave është denoncuar disa herë në media, edhe nga Gijotina.com, për nepotizëm dhe punësime në shkelje të ligjit. Vitin e shkuar personat e hequr padrejtësisht nga puna kanë kërkuar dëmshpërblim për largimin. Këto gjyqe i kanë kushtuar 82 milionë lekë buxhetit të shtetit.

Behët fjala për shkarkimin e 8 ish-punonjësve, të cilët deri më tani janë likuiduar deri në masën  58 milionë lekë, pjesa tjetër që duhet shlyer ka mbetur si borxh.

“Referuar vendimeve të përcjella për t’u likuiduar, rezultojnë të kenë mbetur pa paguar deri në datën 31.12.2022 vendime për ish punonjës në vlerën 2,362,000 lekë, të cilat janë likuiduar përgjatë muajit Janar dhe Shkurt të vitit 2023. Pra në total, rezultojnë 9 vendime në vlerën totale prej 8,210 mijë lekë, ku 3 vendime i përkojnë vitit 2022, dhe 6 vendime të periudhave të mëparshme”, thuhet në raport

Kështu, Gazheli ka krijuar një institucion që jo vetëm krijon borxhe, por mbjell padrejtësinë përmes favorizimit të shkeljes së ligjit në Doganë.

 

Lexo edhe:Gruaja sekretare e drejtorit, burri doganier/ Gazheli gënjeu për emërimet, KLSH e nxjerr zbuluar

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimborxhDoganatgenti gazhelinepotizëmshkelje ligjoretender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
“Zhduken si minjtë”, Berisha: Parlamenti thjesht një ndërtesë, opozita mbron Kushtetutën

"Zhduken si minjtë", Berisha: Parlamenti thjesht një ndërtesë, opozita mbron Kushtetutën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş