GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 1.2 MLD lekë, ja pazaret e Mirlindës për platformën TIK të negociatave me BE-në

12:30 - 10/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncohet tenderi 1.2 MLD lekë, ja pazaret e Mirlindës për platformën TIK të negociatave me BE-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, iu ka hyrë me lopatë fondeve të buxhetit të shtetit që ia çel Rama me bujari. Aq shumë afera po zhvillon Milrinda në ditën me diell, sa është verbuar dhe nuk sheh skandalet që firmos.

Në 11 mars 2023, Gijotina.com denoncoi tenderin me vlerë 1.2 miliardë lekë që kishte hapur AKSHI me objekt “Ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemit TIK të Integrimit Evropian”. Ky prokurim është publikuar me datë 6 mars 2023. Gijotina.com evidentoi faktin që kemi të bëjmë me vjedhje, sepse ky sistem egziston aktualisht.

Kur bëhen këto denoncime nga media, SPAK dhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk lëvizin as gishtin. Tani ky tender është denoncuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Denoncimi është bërë me datë 8 maj 2023 dhe nxjerr në pah një tjetër shkelje. Konkretisht, ankimuesi “G.A.C” SHPK pretendon se AKSHI ia ka dhënë tenderin pa garë firmës “COMMUNICATION PROGRESS” SHPk.

Në ankesë thuhet se kjo firmë nuk i plotëson kriteret e paraqitura në tender, por AKSHI ia ka bërë dhuratë këtë kontratë, duke skualifikuar të gjitha firmat e tjera pa shqyrtuar sipas ligjit ofertat e tyre. Në ankesën e saj kompani shpjegon që është skualifikuar me justifikim se nuk ka parqitur në kohë dokumentin për sigurimin e ofertës. Ndërkohë, edhe firma fituese ka një sërë mangësish në dosjen e saj.

Zhvillimi i tenderit në shkelje të ligjit vërteton denoncimin që ngriti Gijotina.com që ky tender ka synim përvetësimin e fondit përmes fituesit të paracaktuar. Sepse sikur e kemi përmendur në artikullin e mëparshëm, bëhet fjalë për sistemin në të cilin punon ministri i Shtetit për Integrimin dhe kryenegociatori për në BE, për përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Për këtë sistem do të shpenzohen 1.2 miliardë lekë!

Të paktën kaq ka llogaritur Mirlinda, sepse sipas specialistëve të fushës, për implementimin e një sistemi të tillë mund të bëhen investime modeste. Kujtojmë këtu se platforma TIK e integrimit ekziston tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ku bëhet koordinimi i të gjitha ligjeve dhe vendimeve të qeverisë. Pse duhet bërë një investim kaq i madh?!!!

Shpresojmë që SPAK të ngacmohet dhe të krijojë dyshimet e arsyeshme për të vënë nën hetim drejtoreshën e AKSHI-t, që po i shkakton dëme financave të shtetit më shumë se sa tërmeti dhe Covid-19, të marra sëbashku.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Denoncohettenderi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Vdekja e turisteve në Valbonë, guida turistike shpjegon pse ndodhi…

Vdekja e turisteve në Valbonë, guida turistike shpjegon pse ndodhi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com