GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi 83 MLN lekë i Lali Erit, korrupsion me ushqimin e mensave

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncohet tenderi 83 MLN lekë i Lali Erit, korrupsion me ushqimin e mensave

Denoncohet tenderi 83 MLN lekë i Lali Erit, korrupsion me ushqimin e mensave

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimeve me fondet nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj alias Lali Eri, nuk u ka shpëtuar edhe një tender për ushqimin e personave me aftësi të kufizuara. Tenderi për të cilin po raportojmë ka si objekt “Furnizimin dhe shërbimet me ushqim për mensa”, i zhvilluar në fund të vitit 2023 nga Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar Tiranë, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë.

Për këtë prokurim janë vënë në dispozicion 83 milionë lekë dhe fillimisht u paraqitën 3 oferta, por dy prej tyre stafi i Veliajt i skualifikoi që në fazën e parë. Me sa duket kontrata i ishte premtuar kompanisë “Nelsa” SHPK, në pronësi të Elsa Kamberit. Në fakt kompania është themeluar nga babai i saj biznesmeni Nexhmi Balla, që është i dënuar për korrupsion me tenderat.

Tendera dhe korrupsion

Në 11 Korrik 2016, Policia e Shtetit arrestoi biznesmenët Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani, pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte zbuluar një rast korrupsioni në tenderat e ushqimeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ishin përfshirë kompanitë e tyre “Vllaznimi” (sot, “Dajti Park 2007”); “Nelsa” dhe “M.B Kurti” (sot “Sinan Trading”).

Së bashku me biznesmenët, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan në atë kohë edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Pas arrestimeve, biznesmenët Kalaja, Balla dhe Sinani morën masat për të siguruar vijimësinë e kompanive të tyre, duke ua kaluar administrimin personave të afërt me ta.

Në Nëntor 2018, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpalli fajtor biznesmenët Kalaja, Balla e Sinani për “korrupsion pasiv”, duke i dënuar me nga dy vjet burgim, të konvertuar në shërbim prove.

Vendimi i dënimit për korrupsion i ndalonte automatikisht kompanitë e 3 biznesmenëve për të marrë pjesë në tendera publikë

Kush e denoncoi tenderin?

Open Data menjëherë ngriti “Flamurin e kuq” për këtë tender, për të treguar riskun e korrupsionit, por institucionet e kontrollit dhe hetimit bëjnë sikur nuk e shohin.

Por ka një forcë tjetër që i vë në “lëvizje” institucionet. Tani çështja ka dalë sërish në dritë pasi është ankuar firma “4 S” në pronësi të Xhino Sinani, djali i biznesmenit Shemsi Sinani. Ai është mërzitur që Veliaj nuk ia dhuroi paratë e qendrës komunitare. Për këtë arsye më datë  28 dhjetor 2023, Sinani ka dorëzuar një ankesë lidhur me tenderin pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Në këtë rast, ku përplasen dy palë të tilla, të udhëhequra vetëm nga fitimi, dalin të palarat në shesh. Nga ankesa del se  bashkia ka pranuar ofertën më të shtrenjtë. Sinani shprehet se oferta e tij është rrëzuar me argumentin që ‘është ofertë anomalisht e ulët’, ndërsa i është dhënë prioritet ofertës më të lartë.

Në vendimin e dhënë për këtë çështje, KPP arsyeton se “ Kur autoritetet ose entet kontraktore vërejnë se oferta për punët, furnizimet ose shërbimet është anomalisht e ulët, i kërkon operatorit ekonomik të paraqesë me shkrim dhe brenda tri ditëve pune shpjegime për çmimin ose kostot e propozuara në ofertë”, gjë të cilën Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar Tiranë nuk e ka bërë, që këtu ka nisur shkelja e ligjit.

Më tutje evidentohet se skualifkimin i kësaj oferte është bërë përpara se të mbyllej procesi i vlerësimit të ofertave.

“Në rastin konkret KPP vërën, se momenti procedural i kërkimit të 9 shpjegimeve për ofertën anomalisht të ulët nga ana e autoritetit kontraktor për operatorin ekonomik “4S” SHPK, është kërkuar në momentin e konstatimit të kësaj oferte si anomalisht e ulët nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përpara mbylljes së procesit të vlerësimit të ofertave”, thekson KPP.

Në përfundim KPP shprehet se pretendimi i ankimuesit qëndron dhe i kërkon Autoritetit Kontraktor që të veprojë menjëherë me rishikimet, dhe të zbatoj ligjin, pasi deri më tani çdo gjë është vepruar në kundërshti me rregulloren.

“KPP gjykon, se autoriteti kontraktor duhet t’i kishte lënë afat operatorit ekonomik i klasifikuar i pari, për të dhënë shpjegime për çmimin ose kostot e propozuara në ofertë, duke i lënë afat 3 ditë pune, dhe më pas të vijonte me hapat proceduralë të tjerë. KPP i tërheq vëmendjen autoritetit kontraktor, për mosrespektim të dispozitave ligjore në fuqi, lidhur me momentin procedural të verifikimit të dokumentacionit në shkelje të afateve ligjore”, përfundon KPP.

Me këtë vendim KPP i ka anuluar një tender të Veliaj duke nxjerrë edhe njëherë në pah abuzimet që bënë bashkia dhe institucionet e varura nga ajo.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion VeliajNexhmi ballaShemsi Sinanitender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Dosja “5 D”, drejtoresha e Veliajt paraqitet në SPAK (Përgjimet)

Dosja "5 D", drejtoresha e Veliajt paraqitet në SPAK (Përgjimet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com