GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncoi tenderët e pemëve të Veliajt, ja hakmarrja e kryebashkiakut ndaj Pjetër Trashajt

15:37 - 16/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncoi tenderët e pemëve të Veliajt, ja hakmarrja e kryebashkiakut ndaj Pjetër Trashajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, po përpiqet me çdo kusht që ta mbulojë skandalin e projektit absurd “Pylli Orbital”. Në këtë kuadër, Lali Eri po i mbyll gojën çdo subjekti që ankohet duke u hakmarrë ndaj tyre. Edhe pse me dhjetëra herë janë denoncuar tenderët abuzivë për këtë projekt, po ashtu shumë herë ekspertët dhe auditimi i KLSH-së kanë konstatuar se ky projekt është i parealizueshëm dhe propagandë, Lali Eri vazhdon bën foto duke mbjellë pemë!

Ashtu siç e kemi treguar në artikuj të tjerë, “Pylli Orbital” mbetet një projekt vjedhjeje i madh i fondeve. Kur e pyesin Lali Erin se sa pemë ka mbjellë në Tiranë, kryebashkiaku flet për miliona që do t’i groposë në të ardhmen. Vetëm gjatë këtij viti janë bërë rreth 7 miliardë lekë tenderë për blerje pemësh në Tiranë.

Kështu, Lali Eri “spastron” çdo pengesë që i del për këtë projekt. Një nga përplasjet ishte për tenderin me objekt “Furnizim-Vendosje drurë-shkurre dekorative për nevoja te DPPGJ”, i zhvilluar nga  Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, nën varësi të Bashkisë Tiranë.

Kontrata për këtë tender u mbyll më datë 29 korrik të vitit të shkuar, e cila u fitua pa garë gare nga kompania e oligarkut Shkëlqim Fusha, “Fusha shpk”.

Tenderi mori “Flamurin e kuq” nga Open Data Albania për shkak se Veliaj e shpalli fituesin pa garë, duke skualifikuar dy ofertat më të ulëta.

Askush nga Agjencia e Prokurimeve nuk i kërkon llogari Veliajt, edhe në Komisionin e Prokurimeve i mbyt ankesat që bëhen ndaj tij, prandaj vazhdon i pashqetësuar me abuzimet. Ndërkohë, ka qenë firma “Albgarden”, e cila ka ngritur një denoncim për këtë tender. Kompania me pronar Pjetër Trashajn pretendon se Autoriteti Kontraktor ka vendosur kritere që favorizojnë vetëm një operator, i cili është paracaktuar më herët si fitues.

Kjo ankesë erdhi direkt pas shumë denoncimeve të tjera që Trashaj kishte bërë për bashkinë Tiranë dhe kishte arritur të bllokonte ose anulonte disa tenderë me miliarda lekë për “Pyllin Orbital”. Por, këtë herë Veliaj ka vendosur të hakmerret. Siç duket, me kërkesën (urdhrin) e tij, Agjencia e Prokurimeve Publike ka vendosur ta përjashtojë fare nga gara Albgarden, që çështja të mbyllet me kaq!

 

Sikur shohim në dokument, vendimi i APP është marrë më datë 10 tetor 2023, ku thuhet se ndaj Albgarden merret masa administrative “përjashtim për një vit nga e drejta për të fituar kontrata publike.

Për shkak se ka dezinformuar mbi tenderin me objekt “Furnizim-Vendosje drurë-shkurre dekorative për nevoja te DPPGJ”.

Agjencia nuk ka përcaktuar se në cilat pika konkretisht po dezinformon kjo kompani. Për më tepër, vendimi është krejt i palogjikshëm nga pikëpamja admInistrative, sepse për këto tenderë është shprehur një organ më i lartë, Komisioni i Prokurimit Publik.

Ndërkohë siç e cekëm më lartë, theksojmë që tenderi ka marrë “Flamur të kuq” nga monitoruesi i pavarur për shkak të riskut të lartë të korrupsionit nga zyrtarët. Më konkretisht, ka mungesë konkurrence, pra fitues të paracaktuar me kritere të manipuluara sipas interesit të oligarkut Fusha. Dhe në këtë pikë nuk ka asnjë dezinformim, por faktet janë të qarta.

Në fakt, Lali Eri po merr hak ndaj kësaj kompanie e cila ka bërë disa denoncime për “Pyllin Orbital”, i cili vazhdon të mbetet një propagandë në letër e kryebashkiakut, me një sërë kritikash dhe kundërshtimesh nga ekspertët.

 

Lexo edhe: Edhe Veliaj sulmon Kurtin: E humbet pyllin për një pemë…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzialbgardendenoncim. APPErion VeliajhakmarrjeperjashtimPylli Orbitaltender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Bashkohen demokratët, Bardhi: Të dalim me axhendë të përbashkët

Basha takon Begajn, Berisha-Bardhi vijojnë mbledhjet e përbashkëta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com