GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD

13:42 - 10/03/26
në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman.

Sapo ka mbërritur në ambientet e selisë, ai është drejtuar  të takojë dhe kryedemokratin Sali Berisha.

Deputeti  i CDU, Peter Beyer është raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut.

më herët, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU).

Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua në rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe sfidat që vendi përballet në këtë fazë të negociatave me Bashkimin Europian.

Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet aktualisht në një udhëkryq të rëndësishëm në raport me integrimin europian, duke nënvizuar se vendi duhet të ndërmarrë reforma reale dhe të matshme dhe jo të mbetet në kuadrin e premtimeve politike.

Sipas saj, “avancimi në procesin e negociatave duhet të jetë real dhe i bazuar në standarde, veçanërisht në grupkapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Deputetja e PD-së argumentoi se Shqipëria ka nevojë për “një proces të vërtetë transformimi institucional, si dhe për një qeveri dhe shumicë parlamentare që punon në mënyrë serioze dhe të qëndrueshme për integrimin europian”.

Gjatë bisedës, Tabaku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Bundestagu dhe partnerët gjermanë kanë luajtur në avancimin e procesit të integrimit.

Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin “për drejtimin që po merr aktualisht procesi i integrimit në vend”.

Sipas Tabakut, “procesi i integrimit europian është një proces i plotë dhe gjithëpërfshirës që synon transformimin e shoqërisë dhe institucioneve shqiptare, dhe si i tillë nuk mund të fragmentarizohet apo të trajtohet në mënyrë të pjesshme, siç ka lënë të kuptohet së fundmi kryeministri”. 

gijotina.com/

 

 

Etiketa: BundestaguKryesore1

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër

Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com