GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

Baçi deklaroi se forcat e rendit vepruan si një “polici politike” me qëllimin e vetëm për të intimiduar dhe frikësuar protestuesit, duke shkelur hapur ligjin dhe të drejtat e njeriut.

Sipas deputetit, regjimi ndodhet në “grahmat e fundit” dhe po reagon ashpër duke humbur kontrollin. Ai e cilësoi praninë e policisë si të paimagjinueshme, me mbi 1000 efektivë të gatishmërisë së plotë, të “egërsuar” dhe të parapërgatitur për të provokuar konfrontim.

“Dhuna policore nisi që në fillim dhe vazhdoi deri në fund të protestës, duke kulmuar me hedhjen e gazit lotsjellës edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku pati përplasje të drejtpërdrejta”, theksoi Baçi.

Një nga pikat më të rënda të denoncimit të tij ishte mënyra e arrestimit të qytetarëve.

Baçi u shpreh se policia nuk po kryente ndalime ligjore, por “sekuestrime” të qytetarëve, përfshirë edhe kalimtarë të rastit që nuk ishin pjesë e protestës.

Ai përshkroi skena ku efektivë policie me kapuç në kokë, të cilët “dukeshin më shumë si banditë apo anëtarë të një klani”, kapnin njerëz dhe i fusnin në makina pa u lexuar të drejtat apo pa u dhënë asnjë shpjegim.

Deputeti demokrat tregoi se kishte vizituar personalisht Komisariatin Nr. 3, ku 16 persona mbaheshin të ndaluar në kushte izolimi, “sikur të ishin terroristë”.

Në përfundim, Luan Baçi paralajmëroi se Partia Demokratike do të ndërmarrë kallëzime penale ndaj efektivëve të policisë për sjelljen e tyre.

“Kjo nuk është një polici e shtetit ligjor, por një polici mirëfilltas politike që merr urdhra politikë dhe vepron si një organizatë e Partisë Socialiste”, tha ai.

Deklarata

“Si në çdo regjim, regjimi kur është në grahmat e fundit, gjithmonë reagon ashpër dhe humbet kontrollin.

Kemi parë dje një polici që ka qenë, polici politike, aspak nuk mund ta quajmë polici, polici të shtetit.

Një polici qysh në krye të herës, qysh në fillim, u duk me njoftimin që bëri që bëri, dhe jo lapsus, por një faj pa dashje, jo nga mosnjohja në fakt e ligjit, por me atë dëshirën e tyre dhe me qëllimin e tyre të vetëm për të intimiduar protestuesit, kur tha që ne nuk japim leje për protestën.

Në fakt, kushtetuta parashikon se nuk kërkohet leje për protestë, por është e drejta e qytetarëve të protestojnë dhe mjafton të njoftojnë vendin dhe orën se ku do të zhvillohet protesta.

Gjithsesi masat i kishin marrë në mënyrë të tillë të paimagjinueshme më parë, me qindra dhe qindra, madje ka kaluar me mbi 1000 punonjës policie, të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, që qenë vënë në gatishmëri të plotë dhe të egërsuar, të parapërgatitur për të provokuar protestuesit dhe kjo u duk qysh në fillim, në fillim të mitingut, të protestës, por edhe në fund të protestës, kur reaguan shumë ashpër.

Siç e pamë, ngjarjet u zhvilluan pastaj, persëpetuan në mënyrë të shpejtë dhe policia ë, është sjellur në mënyrën më të, më të, më të dhunshme të mundshme që mund të ndodhte ndonjëherë, duke i provokuar.

Punonjës policie me kapuç në kokë që dukeshin më shumë, mund t’i krahasoje me një bandit, me, me një grup bande, me një, me një klan sesa me punonjës policie.

Unë kam qenë për shembull te komisariati numër tre, ku ishin rreth 16 të ndaluar, ishin nga Lezha, ishin nga Mati, ishin nga Fieri, nga Roskoveci.

U futëm në komisariat, i pamë të mbyllur nëpër dhoma dyshe dyshe, treshe treshe, a thua kishin kapur banditë, kishin kapur terroristë sipas tyre dhe i mbanin të izoluar.

Unë mendoj se, madje do ta shtroj këtë dhe në strukturat e Partisë Demokratike, në mbledhjet e kryesisë apo të grupit parlamentar që ndaj policisë ne duhet të bëjmë kallëzime penale për mënyrën se si sillen me protestuesit, me qytetarët, për mënyrën se si i ndalojnë, i sekuestrojnë ata, duke u mohuar të drejtat dhe kjo ishte një dhunë e vazhdueshme e tyre, e bëjnë për të intimiduar qytetarët, i frikësojnë”, u shpreh ai.

Etiketa: Kryesore1padiPoliciprotestues

Lajme të lidhura

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!
Aktualitet

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

21:40 - 14/07/26
Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador
Aktualitet

Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

20:45 - 14/07/26
Para
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Korrik 2026

07:31 - 15/07/26

Dashi Dite plot ngjyra do jete kjo e sotmja per te dashuruarit. Shume gjera do fillojne te ndryshojne njehere e...

Lexo më shumë
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 15 Korrik 2026

07:28 - 15/07/26
Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

23:08 - 14/07/26
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:59 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com