GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti denoncon skandalin me kontrabandën e naftës: Drejtoria e Doganave dhe e Tatimeve s’më japin informacion

11:58 - 11/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti denoncon skandalin me kontrabandën e naftës: Drejtoria e Doganave dhe e Tatimeve s’më japin informacion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një postimi në facebook, deputeti demokrat Dashnor Sula ,ka denoncuar se si sasia e naftës së importuar për konsum në Shqipëri nga viti 2011 në 2021 është ulur në një kohë që numri i automjeteve është dyfishuar. Sula thekson se fenomeni jep indicie për një skandal me qindra miliona euro që mund të përfshijë doganën dhe tatimet.

Ai thotë se nafta e futur kontrabandë shmang detyrimet doganore dhe ato tatimore dhe shkakton pasurim të oligarkëve të naftës si dhe dëm ekonomik për xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit. Sula e bën të qartë se do t’i shkojë deri në fund denoncimit.

Denoncimi i plotë:

Drejtoria e Doganave dhe ajo e Tatimeve vendosin “perden e hekurt”. Në Korrik denoncova me fakte zyrtare sesi sasia e naftës së importuar për konsum në Shqipëri nga viti 2011 në 2021 ishte ulur në një kohë që numri i automjeteve ishte dyfishuar.

Shifrat konkrete

Në vitin 2011:- 410.629 Automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasia e karburantit të importuar për konsum ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 570 mijë ton karburant të importuar. Ndërkohë në vitin 2021 rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant. Në numrin e automjeteve që numëroheshin në vitin 2021 nuk përfshiheshin automjetet që nuk targohen. Shumë traktorë e mjete me zinxhirë që përdoren nga fermerët dhe kompanitë që duhet theksuar që edhe kjo kategori është shtuar ndjeshëm në krahasim me 10 vite më parë e që konsumi e naftës e kanë më të lartë. Fenomeni që denoncova jepte indicie për një super skandal me qindra miliona euro që mund të përfshijë doganën dhe tatimet.

Nafta e futur kontrabandë shmang detyrimet doganore e ato tatimore. Kjo shkakton pasurim të oligarkëve të naftës dhe dëm ekonomik për xhepat e shtetit dhe shqiptarëve. Inkurajova Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit që të nisin një hetim dhe po ashtu të tregohen vigjilent në Dogana. Dhe në fakt pak ditë pasi bëra denoncimin Policia e Shtetit sekuestroj dhjetëra tonë naftë kontrabandë. Qartësisht u konfirmua ajo që denoncova.

Megjithatë thash se nuk do ta lë me kaq këtë hulumtim. Puna që kam bërë për 15 vite si Prokuror nuk la që të qëndroja vetëm me atë denoncim.

I dërgova Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kërkesë për informacion si deputet që të më vendoste në dispozicion operatorët ekonomik që importojnë naftë dhe nënproduktet e saj. Po ashtu në të njëjtën kërkesë kërkova informacion për sasinë e naftës së importuar dhe zhdoganuar prej tyre gjatë një viti.

Ndërkohë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i kërkova informacion zyrtar si Deputet sasinë e naftës së importuar (të blerë) dhe sasinë e naftës së shitur po nga të njëjtët operatorë ekonomik.

Informacionet e kërkuara do na jepnin një panoramë të qartë se kush shkelte ligjin dhe fuste naftë kontrabandë.

Por siç mund të paramendojë çdo qytetar i thjeshtë, në këtë çorbë duket se janë përfshirë të gjithë. Normalisht qindra mijëra ton naftë nuk mund të zhdoganohen pa lejen e drejtorëve përkatës dhe ministrive të linjës.

Drejtoria E Përgjithshme e Doganave më dërgon një përgjigje ku nuk më jep informacion, pra mi fsheh të dhënat në shkelje të ligjit. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me një arrogancë më të madhe as nuk denjon të kthej përgjigje ndonëse ka kaluar afati zyrtar detyrues për kthimin e përgjigjes.

Duket qartë që në institucionet e mësipërme korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe duke u vjedhur paratë shqiptarëve i ndajnë ato pushtetarë me oligarkë.

Unë dua të theksoj dhe ngre alarmin se kjo është një aferë shumë e rëndë që duhet të shqetësoj edhe drejtësinë e re. Këto skandale nuk presin që prokurorët e oficerët e krimit ekonomik të mbarojnë pushimet e verës. Çdo ditë që kalon gropa në xhepat e shqiptarëve bëhet më e madhe dhe më e parikuperueshme.

Ndërkohë pasi të konsultohem me këshilltarët ligjorë të grupit Parlamentar të PD-së do marr çdo veprim ndaj zyrtarëve që refuzojnë ti kthejnë përgjigje një deputeti. U rikujtoj atyre se e kanë detyrim ligjor të japin informacion. Mosdhënia e informacionit të kërkuar përbën shkelje ligjore.

Më poshtë do të gjeni kërkesat për informacion qe kam nisur dhe vetëm 1 përgjigje ku nuk jepet informacion.

 

Etiketa: deputetiDoganaveDREJTORIAinformacionkontrabandanaftaskandaliTatimeve

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Zhdukja e Ervis Martinajt, dyshime se është vrarë

Zhdukja e Ervis Martinajt, dyshime se është vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com