GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD denoncon skandalin: Rilindja mbyll Kadastrën në Tropojë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti i PD denoncon skandalin: Rilindja mbyll Kadastrën në Tropojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun Kukës, Isuf Çelaj shkruan se qeveria e kryeministrit Edi Rama vazhdon hakmarrjen politike ndaj banorëve të Tropojës duke u mbyllur Zyrën e Kadastrës Shtetërore.

Sipas tij, këto ditë ASHK qendrore e Artan Lames në Tiranë, ka marrë vendimin hakmarrës e penalizues për banorët e rrethit Tropojë duke mbyllur Zyrën Vendore të Kadastrës.

Ai thekson se marrja e një vendimi të tillë nuk duhet të ndodhë kurrsesi pasi situata e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rrethin e Tropojës është në masën 80% e pa riregjistruar.

Postimi i Çelajt:

Marrja e një vendimi të tillë nuk duhet të ndodhë kurrsesi pasi situata e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rrethin e Tropojës është në masën 80% e pa riregjistruar, duke qenë se si në të gjithë veriun e kryesisht në qarkun e Kukësit nuk është zbatuar Ligji nr 7501, por toka është ndarë sipas kufijëve të vjetër përpara kolektivizimit, dhe tjua mbyllësh ZSHK duke ua dërguar në qendër të qarkut në Kukës është një krim!

Po ashtu të pa rregjistruara janë edhe po thuajse mbi 90% edhe banesat në të gjitha fshatrat e rrethit!

Po i kujtojë Lames në Tiranë dhe yes-manve servil të tijë në Kukës e Tropojë se ky vendim vetëm sa thellon më shumë barrën e halleve të mëdha që rëndojnë mbi kurrizin e malësorëve të varfër të Tropojës, pasi distanca me qendrën e qarkut në Kukës është vajtje-ardhje rreth 220 km distancë dhe duhet të kalojnë 4 herë dy doganat me Kosovën!

E kam thënë disa herë në fjalën time në Parlament se kjo qeveri e Rilindjes në këto 9 vite është hakmarrë politikisht ndaj Tropojës dhe këtë e tregojnë veprimet e marra në vazhdimësi prej saj, e cila përveç propagandës e demagogjisë nuk ka demonstruar asgjë konkrete shembull është  trumbetimi me të madhe i sloganit: ”Qeveri e shërbimit  dhe e shërbesave” apo ”Shërbimet  të shkojnë pranë qytetarëve” dhe kjo për banorët e Tropojës vetëm tek qytetarët nuk kanë vajtur, por vetëm sa u janë larguar dhe mohuar:

shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve kryhet në Kukës,

shërbimi  i tatim-taxave dhe i marrjes së vertetimeve të thjeshta kryhet në Kukës,

shërbimet  e drejtorive të arsimit e shëndësisë përkatësisht në Lezhë e Shkodër,

mbyllja e Gjykatës së faktit (shkallës parë) dhe transferimi i saj në Kukës, e bashkë me këtë edhe shkrirja e shërbimit të paraburgimit që ka të bëjë edhe me largimin e transferimin jashtë rrethit të efektivëve të policisë së burgjeve,

dhe shërbimi i fundit që kishte mbetur në Tropojë ky i ZSHK (Zyra Shtetërore e Kadastrës) të cilin do ta mbyllin këto ditë për ta kaluar në Kukës,

Thirrja  ime shkon për ASHK e drejtorin e saj Artan Lame, për Ministrin e Drejtësisë Manja dhe KM që mos ua bëni këtë pabesi banorëve të Tropojës, pasi ata meritojnë kujdesjen e  shtetit të tyre dhe ofrimin e shërbimeve sa më afër në kohë e cilësi, pasi ata paguajnë taxat dhe respektojnë ligjet e vendit dhe nuk duhet ti trajtoni si qytetar të dorës dytë!

Reformë nuk është të mbyllësh zyrën atje pse keni emëruar në vazhdimësi militant e njerëz që nuk kanë asnjë lidhje e njohuri  me profesionin dhe veprimet abuzive në vazhdimësi të zyrtarëve tuaj partiak kanë sjellur një katrahurë të vërtetë në pronat e shërbimet e qytetarëve!

Zemërata e tyre ka një kufi, reagimi i tyre ndaj jush do të jetë i ashpër, pasi nuk u ka  mbetur asgjë tjetër  vetëm ose ta braktisin komplet vendin e tyre ose të bashkohen me Gjakovën, pasi nga ju janë të harruar!

Etiketa: kadasterPD

Lajme të lidhura

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion
Aktualitet

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

10:12 - 22/06/26
“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

08:17 - 22/06/26
Para
Arrestimi i Jeton Lamit, nis verifikimi për policët

Arrestimi i Jeton Lamit, nis verifikimi për policët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:28 - 22/06/26

Ish-ministri i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango, ka mbërritur këtë të hënë në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin ndaj...

Lexo më shumë
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

10:28 - 22/06/26
Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

10:12 - 22/06/26
Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:58 - 22/06/26
Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

09:14 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis